KEVA është emri i një prej organizatave greke, ndoshta më aktivja dhe me kapacitetet më të mëdha financiare dhe infrastrukturore për atë që në shtetin helen njihet si “Çështja e pazgjidhur e Vorio-Epirit”. Në Shqipëri është shkruar shumë pak për rolin e kësaj organizate, së fundmi studiuesi Auron Tare duke i’u referuar arkivave të deklasifikuara të CIA-s amerikane ka zbuluar se kjo organizatë ka qenë tejet aktive në rolin e saj të spiunazhit në Shqipëri që në vitin 1949, vit ky kur u kryen një sërë aksionesh të zbulimeve të huaja perëndimore në vendin tonë. KEVA janë inicialet e asaj që në gjuhën greke është përcaktuar si “Komiteti Qëndror i Çështjes së Epirit të Veriut”. Ndërsa është dokumentuar roli i saj në fushën e spiunazhit dhe rekrutimit në territorin shqiptar në vitet e turbullta 1949-1950, me kalimin e dekadave kjo organizatë ka vazhduar aktivitetin e saj por edhe e ka përforcuar atë , ndërsa krerët e saj nuk kanë qenë as më shumë e as më pak sesa njerëz nga më të rëndësishmit në qarqet politike dhe fetare greke. Gazeta “DITA” ka mundur të sigurojë një material përmbledhës të organizatave Pan-Epiriote greke të botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ndër të tjera përmendet dhe roli i KEVA-s në vitet 70-90 dhe funksioni i kësaj organizate si një bazë e fortë ekonomike dhe infrastrukturore, për mbajtjen e lidhjeve në Shqipëri, lobimin në senatin Amerikan si dhe ushtrimin e presionit mbi qeverinë greke sidomos për mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës me Shqipërinë. Nga ky material bëhet e ditur se KEVA në Greqi drejtohet nga krerë të lartë të Kishës Ortodokse dhe të qeverisë greke, ndërsa aktiviteti i saj intensiv në Shqipëri vazhdon edhe sot e kësaj dite.
ME SHUME SOT NE “DITA”
eshte dora vete saliu spiuni i grekeve,hapesiren detare saliu iu’a fali grekeve
deshira e madhe jona per tja futur njeri tjetrit ka bere ate qe ne te vetepunsohemi ne agjenturen greke , greku ska asnje faj se ka deshire vorioepirin, faji eshte i yni qe kontribojme me deshire ne kembim te pushtetit personal per te zhvatur popullin e thjeshte , duke i sherbyer grekut ,per mendimin tim pavaresia e shqiperise kto 100 vjet vetem sa e ka skllaveruar kte popull, shkurt nuk na e ka fajin greku pse ne jemi muter me njeri tjetrin
Te lumte goja. Te keqen tone ne e kerkojme tek te tjeret. Greku ben detyren e vet, qeveritaret tane e ndihmojne. Ne keta 100 vjet shtet shqiptar, ne 50 vjet grekut iu vu kufiri tek thana. Rri shtrember e fol drejt, mos moho.
per mua, e sigurt qe jane Spiro Ksera dhe Genc Pollo
Cili nga keta?? Mos duhet te thoshit CILET nga keta?? Nuk besoj se eshte nje, keta jane kabineti me i felliqur ne historine e Shqiperise pas 1912-s. Tradhetare qe duhen cuar ne litar
Te lumte, mialeksi, keta jane te gjithe dakort me ato qe ndodhin ne kurrizin e ketij populli, pra jane te gjithe ne sherbim. Keta meritojne vetem litarin.
Plehra te kombit!! dhe eshte sali berisha qe perhap frymen e plehrave. Ky njeri i semure per pushtet, po ben deme materiale dhe morale ne territorin dhe ADN-ne e Shqiperise qe do duhen breza te tere per ti zhbere. Mallkuar qofte brez pas brezi. Nuk dua asgje tjeter vecse ta zeje ky mallkim!
Mbi krye te kishes autoqefale shqiptare qe e krijoi imzot Noli,me ndihmen e Sali Berishes erdhi Janullatos. Fatos Nano nuk lejoi hapje te shkollave greke,ku nuk kishte minoritare,por Saliu po.Nano nuk lejoi ngritje te varrezave greke neper jugun e Shqiperise e Saliu po. Marrveshjen e kufirit detar e firmosi Saliu.Prandaj me shkon mendja te them nganjehere-Lavdi Enver Hoxhes-sepse per 50 vjet,Greku e Serbi nuk guxuan me na pa as ne sy. Tani po marrim vesh se kisha ortodokse Greke,drejtoka organizata te fuqishme antishqiptare,qe kerkojne Vorio-Epirin. Janullatos e Sali kurva,qenkan ortake