5 Maji nuk është festë politike

anazapta

Letër e nënshkruar

Kamber Nebiaj, Përmet

Këto ditë po flitet shumë në media e gazeta për 5 Majin, ditën e Dëshmorëve; në veçanti për homazhet, që u zhvilluan në qytetin e Përmetit. Kjo datë është ditë e shënuar dhe ka mbetur në histori para e pas viteve ‘90. Në këtë ditë, mbarë populli ynë drejtohet pranë varrezave të dëshmorëve, te lapidarët e tyre, për të përkujtuar ata që dhanë jetën në lulen e rinisë. Bashkë me popullin janë dhe krerët më të lartë të shtetit, si dhe përfaqësuesit e partive politike, të majtë e të djathtë. Pra, 5 Maji nuk është festë politike. Nuk ka asgjë të keqe që shkollat të bëjnë homazhe në këtë ditë të shënuar. Programet shkollore kanë orë të lira për edukimin patriotik e atdhetar. Nxënësit njihen me historinë e popullit tonë. Historia nuk shuhet, kalon nga njëri brez te tjetri. Sa për dorën grusht, nuk duhej përdorur nga nxënësit, kjo ishte ngjarje rastësore, që s’ka lidhje me shkollën e arsimin. Kamber Nebiaj, Përmet.

 

 

Share This Article
4 Comments
  • Pershendetje zoti/shoku Kamber Nebiaj!
    Nga te gjithe ne shqiptaret e gjalle sot dhe te VDEKUR deri me sot,DESHMORET E RENE NE LUFTE PER CLIRIMIN E ATDHEUT NE LUFTEN NACIONAL-CLIRIMTARE,jane NDERI DHE KRENARIA E TE GJITHE POPULLIT,pervec BASHKEPUNTOREVE ME PUSHTUESIT dhe pjellat e tyre!!!
    Shumica e tyre ishin KOMUNISTE dhe me IDEALIN E KOMUNIZMIT,U MBRUJTEN,QE TE JEPNIN JETEN PER ATDHEUN!!!
    Nderimi i tyre ka qene “GRUSHTI I BASHKUAR”,ndaj duhewn respektuar ne IDEALIN DHE SIMBOLET E TYRE!!!
    Ne se BALLISTO-ZOGISTET, kane luftuar kunder tyre dhe ne krah te PUSHTUESVE,kjo nuk u jep te drejten,qe te JAPIN MEND se dihet t’i nderojme keta HERONJ!!!
    GRUSHT BASHKUAR RRETH IDEALIT TE DESHMOREVE TE LIRISE!!!
    LAVDI HEROIT LEGJENDAR ENVER HOXHES!!!

  • z. Kamber po te bej te njejten verejtje qe me vuri ne dukje, miku im, nip i Qemal Stafes: 5 Maji nuk eshte dite feste por Dite perkujtimore e deshmoreve.

  • Zoti Kamber Nebiaj, grushti eshte pershendetja partizane ne Luften e Dyte Boterore.
    Mos te kene frike bijte e niperit e kolaboracionisteve e kuislingeve shqiptare te pushtuesve fashiste e naziste, se ai grusht qe derrmoi baballaret e gjysherit e tyre, nuk ka pune me ta.

    • ne fakt problemi eshte tek hipokritet qe pas nje ngritje te grushtit fshhnin pabesine per bashkeluftetaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *