5 Maji, qeveria as një kacidhe për të rënët

redaktor

Flet Rustem Peçi, Kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës

Pas dekorimit të 24 veteranëve shqiptarë të Luftës së Dytë Botërore dje nga Presidenti i Rusisë, zhvilluam një bisedë me Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ-it, Rustem Peçi, i cili ishte një ndër të dekoruarit. Ai tregon për DITA-n se çfarë simbolizon ky dekorim dhe pse duhet të ndihemi krenarë për luftën antifashiste të popullit shqiptar dhe por dëshmorët e asaj lufte. Pse vazhdon të anatemohet edhe sot e kësaj dite nga disa lufta antifashiste dhe pse kryevetrani thotë se kush mohon luftën dhe gjakun e dëshmorëve do të mbetet gjithnjë humbës. Si dhe një pakënaqësi e Rustem Peçit për Ministrinë e Kulturës…

– Zoti Rustem, ju dhe një numër personalitetesh shqiptare, dje u dekoruat nga Presidenti rus me Medaljen e Mirënjohjes për kontributin e dhënë në luftën për çlirim nga pushtuesit nazi-fashistë 70-vjet më parë. Si e vlerësoni këtë nderim që u bëhet nga Rusia?

– Në radhë të parë dua të them se ky vlerësim është shumë i rëndësishëm pasi na vjen nga vendi që mbajti peshën më të madhe në Luftën e Dytë Botërore për mposhtjen dhe shkatërrimin e bishës naziste. Por ky vlerësim nuk më përket vetëm mua, as edhe personave të tjerë që u dekoruan dje nga Presidenti i Rusisë. Ky është vlerësim dhe nderim për gjithë popullin shqiptar dhe për kontributin e çmuar që dha Shqipëria në atë luftë. Lufta antifashiste Nacionalçlirimtare ka qenë dhe mbetet një nga faqet më të ndritura të historisë sonë kombëtare. Në atë luftë populli ynë diti të orientohej qartë në frontin antifashist dhe bëri sakrifica të jashtëzakonshme, duke u radhitur përkrah fuqive më të mëdha të kohës që mposhtën Gjermaninë naziste. Në atë luftë dhanë jetën 28 mijë dëshmorë, djem dhe vajza nga më të mirët e këtij vendi dhe këtë të vërtetë nuk mund ta mohojë askush. Prandaj dhe vlerësimi që na vjen nga Rusia është një vlerësim për të gjithë pjesëmarrësit e asaj lufte. Ndoshta nuk ishte dhe krejt rastësi që kjo dekoratë e lartë nga Presidenti i Rusisë na u dha dje, më 4 maj, një ditë para ditës së Dëshmorëve. Nderi dhe respekti në radhë të parë u takon atyre që dhanë jetën për çlirimin e këtij vendi, ndaj dhe ne do të përulemi me nderimin më të thellë përpara dëshmorëve tanë në jetë të jetëve. Por kjo dekoratë është me rastin e 9 Majit, ditës së fitores mbi fashizmin në shkallë botërore. Disa nga ata që u dekoruan dje do të marrin pjesë në paradën madhështore që do të organizohet në Moskë, në Sheshin e Kuq pas katër ditësh. Është fakt se Rusia e ka nderuar në vijimësi atë Luftë Patriotike dhe të gjithë ata që morën pjesë ose dhanë jetën në atë luftë.

– Mirëpo ka nga ata që e mohojnë luftën tuaj edhe sot e kësaj dite, për shkak të qëndrimit që ju, ish-partizanët, mbajtët ndaj ballistëve dhe zogistëve në atë periudhë. A duhet korrigjuar diçka në këtë qëndrim, qoftë edhe me 70 vjet vonesë?

– Mendoj se këtu ka një keqkuptim që zmadhohet me qëllim. Qëndrimi ynë ndaj ballistëve dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan me fashistët ka qenë i qartë dhe i palëkundur si në atë kohë, edhe në këtë kohë dhe i tillë do të jetë edhe në të ardhmen. Pse? Sepse ata jo vetëm nuk luftuan për çlirimin, por i drejtuan armët kundër nesh, kundër vëllezërve dhe motrave të tyre shqiptarë. Vetëm ballistët dhe zogistët nuk kanë gojë të flasin kundër luftës antifashiste. Historia na ka dhënë të drejtë ne dhe këtë të drejtë nuk na e mohojnë dot disa pseudo historianë dhe pinjollë të bashkëpunëtorëve të fashizmit. Herë-herë ata, pra ballistët, gjatë luftës janë treguar edhe më të egër se pushtuesit kundër partizanëve. Po ju tregoj vetëm një rast, atë të Heroit të Popullit Met Hasa. Ai djalë 15 vjeçar luftoi si luan kundër gjermanëve dhe i gozhdoi ata në një luftë të pabarabartë, deri sa ata e vranë. Dhe kur shkuan gjermanët dhe panë se cili ishte ky trim, u mahnitën! Një fëmijë 15-vjeçar! E morën dhe e varrosën me nderime, pasi Met Hasa kishte dhënë jetën për lirinë e vendit të tij. Po një gjest të tillë nuk e bënë kurrë ballistët e zogistët, ndaj dhe vazhdojnë të jenë të pabesueshëm në qëndrimet e tyre edhe sot e kësaj dite. Unë mund të them me bindje vetëm kaq: Kush mohon luftën tonë antifashiste nacionalçlirimtare dhe gjakun e dëshmorëve, ka qenë i humbur dje dhe do të mbetet gjithnjë humbës!

– Si e shpjegoni faktin që Partia Demokratike si kur ishte në pushtet, ashtu dhe tani në opozitë është kundër Luftës Antifashiste?

– Jo, unë nuk mendoj se e gjithë Partia Demokratike dhe opozita është kundër Luftës sonë. Një pjesë e madhe e atyre që janë në atë parti apo që e përkrahin atë, në fakt janë pro luftës, sepse janë bij dhe bija ish-partizanësh, ish-komunistësh që për një arsye apo tjetër u goditën apo vuajtën dënime edhe të pamerituara gjatë regjimit komunist. Por kjo nuk do të thotë se ata janë kundër luftës. Kundër luftës sonë antifashiste janë disa krerë që marrin urdhra nga eprorë antishqiptarë jashtë vendit. Ata e mohojnë qëllimisht luftën tonë, natyrisht për turpin e tyre.

– Zoti Rustem, ky përvjetor i 70-vjetorit të triumfit në shkallë botërore kundër nazifashistëve, a nuk është një rast i mirë që ju si organizatë veteranësh të ngrini edhe më fort zërin për mbrojtjen e vlerave të asaj lufte dhe për rehabilitimin e monumenteve dhe të varrezave të dëshmorëve që u dhunuan gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike?

– Kjo është një pyetje me vend. Por për këtë duhet të ngrenë zërin dhe të luftojnë të gjithë shqiptarë, e gjithë shoqëria dhe të gjithë njerëzit patriotë të këtij vendi. Për shembull, ju si gazetë DITA kini një qëndrim shumë të qartë në mbrojtje të luftës. Mirëpo këtë nuk e bëjnë edhe mediat e tjera. Gjatë qeverisjes së Berishës ndodhën gjëra vërtetë të shëmtuara, sikurse ishte dhunimi i varrezave të dëshmorëve dhe i simboleve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Këto akte barbare i bënë pinjollët e bashkëpunëtorëve të djeshëm të fashistëve. Ju kini të drejtë kur thoni se përkujtimi i 70-vjetorit të fitores mbi fashizmin është një rast shumë i mirë për të korrigjuar shumë gjëra që janë bërë gabim nga qeverisja e kaluar. Mirëpo, duhet thënë dhe unë nuk ngurroj ta them se një pjesë të mirë të përgjegjësisë për neglizhencat dhe mohimin e luftës ka edhe qeveria aktuale. Si mund të pranojmë ne dhe shoqëria e shëndoshë shqiptare që Ministria e tanishme e Kulturës financon libra kundër luftës dhe pro bashkëpunëtorëve të fashizmit, ndërsa nuk jep asnjë kacidhe për riparimin e varrezave të dëshmorëve dhe të monumenteve të dhunuara të luftës sonë? Kjo është jo vetëm e pafalshme, por edhe e turpshme dhe shumë zhgënjyese, për veteranët e luftës, për familjet e dëshmorëve dhe pasardhësit e tyre.

Bisedoi Xhevdet Shehu

Share This Article
26 Comments
  • Qeverite shqiptare edhe kur ne krye eshte nje figure si Ed Rama, prape qeveri karagjoze mbeten, te menaxhuara mga njerez medioker pa profesionalizmin dhe seriozitetin e duhur.
    Qeveria Ruse nga ana tjeter, edhe pse antagoniste ne shume aspekte, ka gjithe seriozitetin dhe profesionalizmin e duhur, sidomos kur behet fjale per ceshtje te prestigjit historik dhe protokolleve shteterore.

    • VR ! @@@@. Faleminderit Z. Rustem Peçi por unë nuk e pi valiumin? “Edi” ? Jam në një mendje me ju! Nuk kam pritur kurrë që sali berisha të nderonte luftën! Dhe as nuk e pres? Por çudia e çudive dhe poshtërsia e poshtërsive është kur antifashizmin dhe partizanët nuk i nderon dhe respekton e majta! Njëmijë herë turp! Por e kam ditur pse-në? Pse-ja është te libri “Refleksione” i karabushit uzurpator të së majtës edi rama i cili në këtë libër ka kërkuar “hapur nxjerjen e ps jashtë ligjit…”! Nuk e kuptoj përse nuk e ka nxjerë akoma? Sa për kumbaroren nuk kam se çfarë të them, për marionetat nuk ke çfarë thua sepse duhet kapur marionetisti ! Mirë ka bërë z. Rustem me këtë prononcim por, të vonuar! Kryesia e tij nuk ka përcaktuar për mua pasardhësin e veteranit partizan se cila është “forca politike që mê përfaqëson”? A mund të them unë se jam i përfaqësuar nga ky lloj majtizmi kolaboracionist dhe me thirrjet e dikurshme perverse se “duhet nxjerë e majta jashtë ligjit,se Lncçl ishte luftë civile etj,etj”? Z. Rustem,jini i vonuar në vrejtjet dhe qëndrimet tuaja politike e strategjike! Më tregoni si pasardhës veterani kush më përfaqëson, më tregoni si ushtarak kush mê përfaqëson,më tregoni si antifashist i një vlere europiane kush më përfaqëson? Kini thënë ca gjëra por me doza gjumësjellëse pa i rënë problemit në kokë! Faleminderit por unë nuk e pi valiumin! Nderime Dita dhe Xhevdet Shehu për sjelljen në vëmëndje të kësaj teme të mprehtë !

  • Edi ? Jam në një mendje me ju! Nuk kam pritur kurrë që sali berisha të nderonte luftën! Dhe as nuk e pres? Por çudia e çudive dhe poshtërsia e poshtërsive është kur antifashizmin dhe partizanët nuk i nderon dhe respekton e majta! Njëmijë herë turp! Por e kam ditur pse-në? Pse-ja është te libri “Refleksione” i karabushit uzurpator të së majtës edi rama i cili në këtë libër ka kërkuar “hapur nxjerjen e ps jashtë ligjit…”! Nuk e kuptoj përse nuk e ka nxjerë akoma? Sa për kumbaroren nuk kam se çfarë të them, për marionetat nuk ke çfarë thua sepse duhet kapur marionetisti ! Mirë ka bërë z. Rustem me këtë prononcim por, të vonuar! Kryesia e tij nuk ka përcaktuar për mua pasardhësin e veteranit partizan se cila është “forca politike që mê përfaqëson”? A mund të them unë se jam i përfaqësuar nga ky lloj majtizmi kolaboracionist dhe me thirrjet e dikurshme perverse se “duhet nxjerë e majta jashtë ligjit,se Lncçl ishte luftë civile etj,etj”? Z. Rustem,jini i vonuar në vrejtjet dhe qëndrimet tuaja politike e strategjike! Më tregoni si pasardhës veterani kush më përfaqëson, më tregoni si ushtarak kush mê përfaqëson,më tregoni si antifashist i një vlere europiane kush më përfaqëson? Kini thënë ca gjëra por me doza gjumësjellëse pa i rënë problemit në kokë! Faleminderit por unë nuk e pi valiumin! Nderime Dita dhe Xhevdet Shehu për sjelljen në vëmëndje të kësaj teme të mprehtë !

  • @ Pellumb Zaimi! Pershendetje miku im i ketij blogu! Sot eshte 5 Maj, Dita e Deshmoreve te Luftes Antifashiste Nacional- Çlirimtare! Eshte dita e atyre qe vune ne Themelet e Altarit te Shenjte te Lirise, Gjakun, Jeten dhe Rinine e Tyre! Nuk ka kurrfare çmimni qe te mat ate Vlere te Paperseritshme. Nuk munden qe çapaçulet qe dikur therrisnin me histerizem nen drejtimin dhe bekimin e rayersoneve kunder vlerave te luftes dhe personazheve te saj qe ishin gjalle ne ate kohe dhe sot e lane dredhur dhe jane ne pushtet, ashtu sikunder dhe kelyshet e kolaboracioniste qe sillen si intrigante qe jane per te fituar ca vota, te vlersojne dhe respektojne te renet e asaj lufte. Keta jane bastarde qe per inetersat e tyre meskine mund te nderrojne njemije here maskat e tyre te felliqura. Nuk dua te komentoj me gjate, se shume gjera i keni thene ju me te cilat jam 100 perqind dakort. Nderime!

  • Vëzhguesi f ? Prite dhe përshëndetjen dhe nderimin tim për ju i dashur mik ? Nuk ju heq asnjë presje atyre që thoni por meqënëse u binda se jeni “vëzhguesi i vërtetë” dua t’ju them diçka. Para rreth 2-3 javësh doli njê koment i juaji me “F” të madhe pas nickut. Me thënë të drejtën m’u duk pak i hallakatur dhe u cudita më tepër kur pas tij fillove të merrje mbështetje dinake të tipit “fillove të kthjellohesh,u iluminove dhe ti vëzhgues etj.etj”. Ajo që dua të them është kjo “mos i kalo pa i rilexuar komentet tuaj,kam frikë se si në rastin që ju tregova,mund të ketë kopjues të nickut tuaj! Në rastin konkret ishte siç thashë me “F” te madhe por ka dhe raste me “f” të vogël ku nuk ndjehet aroma e pikëpamjeve tuaja! Ju përqafoj miku im!

    • Ne nuk jemi dinaker o kapter i degjeneruar,jemi guximtar brez pas brezi,nuk
      na hapet bytha per askend ,si ti me shoke,por i duam vetem te miren popullit
      tone ,sic ja kemi dashur dhe dje,duke futur dhe te mashtruarit dhe mashtruset
      ne mes te te mires qe deshirojme.

      • Dukesh që je guximtar tartufino , nuk e heq pseudonimin nazist edhe pas 70 vjetësh. Lepura ishit atëhere dhe kukumjaçka tash o karandash.

      • E ore djema a e shikoni si dalinë spiunat vetë…Po ki psikopat tartufi ç’pati kur se përmend njeri. Ja si e zbulon bithën vetë. I ka djegur keq se është dhe pede.

  • Une nuk jam Komunist perkundrazi jam ne krahun ( e kundert ) por nje gje qe eshte e vertete duhet thene . Luften per clirim e beri PK dhe ata qe luftuan nuk luftuan per Enverin po per clirim
    Dhe kur Hoxha e ketheu vendin ne Diktature ai duhet te mare denimin per krimet qe beri bashke me kliken e tij . Duhet qe te dalin ne drite Heronjte dhe Deshmoret e vertete dhe te respektohen si e meritojne po eshte absurde te jene ne listen e tyre njerez qe u futen ne lufte duke u fshehur dhe pastaj uzurpuan pushtetin.
    Respekt per Deshmoret e Vertete.

    • Dolën servilët e rustem peces dhe as fjalën “integritet” s’dinë ta shkruajnë. Jam me ato që thonë Pllumbi dhe vëzhguesi f.

    • Ai tjetri qe qeverisi per 45 vjet ishte kryeplehera qe gjeneroi gjithe keto monstrat e tjere.

      • Ai qe qeverisi i kishte te gjitha nga plehurina,homo i ndyre dhe i
        shitur tek armiqte e ketij populli. Mbeturinat e tij mundohen ti japin
        nje ngjyre te embel kohes se tij , por nuk munden dot,se balta qe
        i mbuloje te gjithe keta eshte kaq e madhe,sa i ka fundosur,per jet
        te jeteve.

  • Të injorosh ata që i prinë dhe drejtuan Luftë Antifashiste Nacional-Çlirimtare, jo vetëm se është ligësi, por noton në ujërat e tradhtisë ndaj gjakut të çlirimtarëve. Do të ishte më e ndershme për drejtuesit aktual të Shqipërisë londineze, të mos gërvalleshin sot para monumentit Nënë Shqipëri, se sa të shërbeheshin me të pa vërteta, se gjoja Heroi i Popullit, Qemal Stafa, paska bartur barrën kryesore të drejtimit të luftës. Do t’ua parashtroja z.Rama dhe z. Meta, një pyetje, i bindur se populli shqiptar(ata që nuk u shitën për “dy rena fli”. A do të pajtohej Heroi i Popullit, Qemal Stafa, që në këtë Përvjetor të dhembjes dhe të krenarisë mbarë kombëtare, të apostrofohej emri i tij, për t’u injoruar emri i bashkëpartiakut, thjeshtë të Sekretarit të Parë të PKSH, Komandantit Shokut Enver Hoxha. Jam i bindur, se përgjigja do të ishte: Kurrën e kurrës!
    Atëherë turp për ata që për hatër të huqeve kancelarive të huaja, përpiqen (së koti) të shkelin mbi kolosët e historisë!

    • Pershendetje, zoti Sejdi Veseli! Komentit Tuaj nuk kam ç’t’i shtoj asnje fjale. Nderime, i dashur!

  • Qëndrimi i z. Sejdi. Veseli është më realisti,më burrërori dhe më i arsyetuari në pajtim me të vërtetën historike! Mendimet e politikanëve të sotëm zakonisht i përdor për letër higjenike! Tung!

  • O legena komunista, o te paudhe, o njerez pa famile e pa nder, e keqja e Shqiperise nuk jane keta palo politikanet e sotem. E keqja me e madhe e ketij populli fillon me 8 Nentor 1941 kur monstra komuniste u ngjiz me ndihmen e armiqve shekullore te popullit shqiptar serbo-jugosllavet e Titos. Dhe me ate mut burrin Enver Qen Hoxha ne krye per 45 vjet me rradhe jo vetem e leroi para e mbrapa popullin e dhjere shqiptar po e beri edhe te ndihet krenar qe qe i dhjere. T’ua vesh fajin politikaneve te sotem eshte te genjesh si derri, Keta te sotmit jane vec ca hajdute ordinere, por te pakten futin ne xhep ndonje lek per ca vjet e pastaj zhduken pa lene gjurme, kurse ai heroi kombetar Enver Bytha, ai s’kenaqej me ndonje lek apo vile aty e ketu, ai mut mori shpirtra pa fund, ai sakatoi te gjithe popullin e la prapa ca bastarde qorra si puna juaj ketu, nuk po ua ze emrat se diheni kush jeni, qe akoma ia kendoni kengen. E di une sot jeni ne siklet se nuk e spiunoni dot vellain a babain, kunatin a baxhanakun, dhe nuk e ndani dot gruan me sebepin se i jati tradhetoi vijen, po ashtu nuk dilni dot ne aksion per miser te djelave, dhe meqe jeta juaj eshte aq e varfer sa nuk dini c’te beni po nuk ju derguan ne pune te detyruar po duke ju mbushur mendjen se po ndertoni Socializmin dhe Atdheun, atehere hutoeni dhe s’ju ngelet vec te masturboni. Rrace e keqe! Hajde filloni e shani tani sidomos nickun tim. Hahahahaha!

    • Keshtu flisnin gjate Luftes bashkepunetoret e ndyre te fashisteve e te nazisteve, qe forcat e Enver Hoxhes i shnderruan ne kërma. Interesant! Paskan mbetur ende ca fundrrina thjesht sa per te thene qe jemi gjalle e flasim.

  • *****…I pa harruar dhe ne peidestalin e nderit 8 nendori 1941 -shi ku u themelua PKSH,organizatorja dhe udheheqesja e luftes mbi fashizmin dhe nazizmin dhe mbeturinave balliste ,zogiste dhe tradhtarve e bashibozukve qe u vune kunder luftes ,dhe ndihmuan pushtuesin.Ne djalle vafte P.Demokratike me S.Berishen ne krye qe shkatrroi themel e çati shqiprine dhe pasurit e ketij vendi bshke me disa plehra qe mohojn luften dhe herojt.~~~~~~~~~~~~~~~~#

  • U erdhi-koha te-komentojne-te mundurit-bashkepunetoret e-armikut-hahaha—armiq-te-tille-vetem-vleren-i-ngrene-me lart-epopese-dhe-komandantit legjendar-Enverit—–

  • ..nuk mund ti kushtojme rendesi ne komente nje komentuesi i cili e ka share vehten qe ne krye-radhe… Duke pare realitetin e fotografuar,mendoj se duhet nje “shpirt” per ta komentuar dhe llafazaneria rrugore nuk perben histori.LANC-i nuk eshte nje top lecke qe mund ta shkelmoje ç’do lloj kembe.Ky fragment historik nuk mund te griset kollaj.

  • A mor tartakutino,as njiktu se ke heq pseudonimin e pabesisë. E shitët atdheun për dy lekë dhe vazhdon ta mbulosh emrin me brekë. Laji njiher tpaktën se vjen era ene njiktu .

    • E kotë me kërku t’heqin pseudonimat antikomunistat se ju del njiktu stema “ss” dhe puplat e tajlonit. E kotë përpjekja që mutit me i heq erën.

      • Janë zbulue do varre ballistnash ku kishte veç stema nazisti dhe kocka pulash t’lyeme me boj nga edi rama.

  • Nuk e di sa prej ketyre “partizaneve te flakte” qe komentojne e kane studjuar apo jane thelluar ne ngjarjet historike qe komentojne. Deri tani lexoj vetem copeza bajate te propagandes enveriste qe e fallsifikonte dhe e shtremberonte historine sipas nevojave te partise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *