5 Maji

Ornela

Nga Arben Duka

Se ç’na çeli fusha,
mali ç’na gjethoi,
nga çdo gur mermeri,
vjen një zë heroi.

Na vjen zëri i luftës,
nga shokët e rrallë,
që i rrinë kohës,
si yje në ballë.

Ku na mbetën djemtë,
ku jini-o trima?
-Dritë e zjarr u bëmë,
nëpër vetëtima!

Ku na mbetën vajzat,
ku u shkoi rinia?
-Nuse me të kuqe,
na veshi Liria!

Vashëza syzeza,
djelmosha syzinj,
mbetët-o përjetë,
siç ishit-të rinj.

Në gjoks të Atdheut,
vargan kuqalosh,
që nga Konispoli,
e gjer në Vermosh.

Ju shohim sërish,
si kohëve të zjarrta,
rrethuar me yje,
dhe germa të arta.

E ju ndjejmë zërin,
zjarr revolucioni,
betejë pas beteje,
skalion pas skalioni.

“Jam dhe do të mbetem,
përjetë komunist,
dridhu-ti gjykatës,
dridhu-ti fashist!”

Zëri i Qemal Stafës,
zemrat na rrëmben,
Maji ngre flamujtë,
pranvera shpërthen.

Përmbi tank-flamur,
ngrihet Vojo Kushi,
me fytyrë të gjallë,
ndezur porsi prushi.

Përshëndet me grusht,
nga Kodra e Kuqe,
i bulojnë në ballë,
plagët si burbuqe.

Me lule dhe armë,
ulur midis nesh,
trimi Vasil Laçi,
ëmbël buzëqesh.

Krehur flokët-o,
zjarrit e stuhisë,
i bukur si shkoi,
në gji të Lirisë.

Ç’po këndon si dje,
pranë çdo istikami,
Internacionalen,
Manush Alimani.

Stolisur me yje,
e bardhë si drita,
me trakte në dorë,
na vjen Margarita.

Nuse-përmbi rrap,
me krahë petriti,
ngrihet Persefoni,
dhe Bule Naipi.

O heronj të rinj,
shokët tanë të rrallë,
Maji ju stolisi,
me lule në ballë.

Vini radhë-radhë,
si shkonit furtunës,
heronj nga të luftës,
heronj nga të punës.

Krah për krah me Zonjën,
shqipen si shigjeta,
dallgëve ndrin e kuqe,
Zeliha Allmeta.

Zjarr e ndezi detin,
Mujo Ulqinaku,
sërish kundër hasmit,
Frani ç’e përflaku.

Flakë si Vojo Kushi,
flakë ish e flakë mbeti,
flakë Ilia Kiçi,
sa s’e shuan deti.

Ylli Zajmi-yll,
Shqipërisë i çeli,
si Perlat Rexhepi,
si Asim Zeneli.

Vashëza syzeza,
djelmosha syzinj,
mbetët-o përjetë,
siç ishit të rinj.

Në gjoks të Atdheut,
vargan kuqalosh,
që nga Konispoli,
dhe gjer në Vermosh.

Në të gjithë shekujt,
këtu do të ndrijë,
numuri i shenjtë,
Njëzet e Tetë Mijë.

Tiranë, më 5 Maj 1977

Share This Article
4 Comments
  • Kur ishim te vegjel, lexonim ngjarje te ndryshme nga jeta e deshmoreve nga libri me vellime Yje te Pashuar. Kishte ngjarje kaq te bukura , më bukur se ne filmat me luftë. Ishin aq te rinj e te bukur. Ju nuk e dini se e respektojne
    Luften ketu ne Angli.Me kete dua te them se nuk eshte aspak e tepruar nderimi qe te reneve u behet, ne cdo forme e menyre. Kur nje aviator veteran anglez e quajten hero, ai i perlotur tha se,- une nuk jam hero, por heronj jane shoket e mi, qe rane ne lufte ne lulenne rinise.

  • 5 Maji DHE KOMUNIZMI

    Ikën ato kohëra,
    o Ben Duka poeti,
    s’ka më patriotë,
    veç 5 maji na mbeti.

    N’kët datë e shenjtë,,
    Qemal Stafën vranë,
    ata breshkaxhinjtë,
    pushtuesit italianë.

    Shumë dëshmorë,
    ranë për këtë atdhe,
    Shqipëria për ata,
    ishte nënë edhe fe.

    Mbi interesin e tyre,
    vunë interesin kombëtar,
    dëshmorë dhe idealistë,
    këta heronj të paparë.

    Luftuan me vetmohim,
    për nënën tonë parti,
    që ne në komunizëm,
    t’ishim të lumtur në liri.

    Falë tyre “të lirë” jetuam,
    plot 45 vite në diktaturë,
    ku burri s’ishte si grua,
    por burrneshat si burrë!

    Rinia kishte lezet,
    energjike dhe e zgjuar,
    ishte e ardhmja e kombit,
    me edukatë dhe e shkolluar.

    Populli punonte shumë,
    i palodhur me përkushtim,
    ngritëm vepra madhështore,
    nën ndriçimin e vizionit tim.

    Kishim heronj të punës,
    por dhe nëna heroina,
    s’kishte drogë as prostituta,
    vetëm shteti kish makina.

    Të varfër por të moralshëm,
    banditët i vinim nën vargonj,
    kishim drejtësi sociale,
    dhe patëm nevojë për heronj.

    Bëra aq sa munda,
    për të bukurën Shqipëri,
    që populli im të rronte,
    sadopak në dritë dhe “liri”.

    Edhe Karl Marksi,
    në 5 maj ka lindur,
    ky baba i komunizmit,
    proletariatin ka bindur.

    Të dy ne komunistat,
    në Ferr kemi përfunduar,
    të kënaqur jemi pamasë,
    dhe përjetësisht të bekuar.

    Eja dhe ti me ne o Dukë,
    të kuvendojmë këtu në Ferr,
    të kujtosh krenar veprat e mia,
    e të thuash rroftë shoku Enver!

    • Cfare thua per Enverin eshte e vertete. Por, a mund te vinteEnveri ne pushtet pa
      perkrahjen dhe njohjen e te medhenjve te botes? A nuk e njihnin ata Enverin si aleatin e tyre?
      Pastaj Enveri ishte boll i keq, por a nuk me thua sa u vrane pas 90-es dhe me 97-en si qershia mbi torten e hidhur. Ama para 90-es
      U zhduk analfabetizmi
      U zhduk gjakmarrja
      Ndertimet dhe goxha beheshin me plan 5 vjeçar.
      U zhduk malarja, u thane keneta, u bonifikuan toka
      Elektrifikimi
      Barazia gjinore ne pune
      E te tjera e te tjera
      Edhe sot keta dhjerojratet pas 30 vjetesh te gjitha aktivitetet i bejne ne pallatin e kongreseve, se nuk jane te zotet te ndertojne nje pallat te dyte, por vetem ajo qe kane bere eshte te shkaterrojne.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *