5 mënyra për të gjetur kohë për një libër të ri!

redaktor

Kur ka qenë hera e fundit që keni lexuar një libër?Ndjeni që skeni më kohë në këto ditë ku ritmi i cdo gjëje është i madh?Por në mënyrë absolute sduhet ta shkëpusni veten nga kenaqësia që shfletimi I një libri të ri të jep.

Ndaj edhe ne do tju tregojmë disa këshilla te vogla se si të gjeni kohë për një libër të ri.

1.Vendos një qëllim specific për librin që do të lexosh.

Kërko një libër,zgjidh më interesantin,vendos një numër faqesh që duhet të lexosh me patjetër,dhe qëndroji kësaj mendësie.

2.Vendos një kohë të panegocieshme.

Tundohesh për një kafe ose shëtitje?Ndaje kohën tënde,por ki parasysh që asaj të percaktuar për lexim,mos tja zërë vendin asnjë aktivitet tjetër.

3.Zgjidh një vend që të pëlqen të lexosh.

Ska asgjë më të mirë sesa kur krijon afeksion me një vend dhe e përdor për studimet apo leximet e tua.Këtë duhet të bësh edhe me librin e ri.Tani në prag dimri ku ka më mirë sesa buzë oxhaku me një gotë vere në dorë dhe një libër në tjetrin.

4.Zgjidh një format që ju pëlqen.

Ju ka ndodhur të mos e përfundoni një libër për shkak të formatit ose mënyrës sesi është shtypur?Atëherë,mend për herë tjetër,që të bëni tuajin një libër me formatin e dëshiruar.

5.Shkoni në librari/bibliotekë

Zgjidhni librarinë ose bibliotekën më të afërt,dhe shkoni.Zhytuni mes librash,zgjidhni disa dhe nisni ti lexoni.

Nuk do pendoheni ! a.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *