5 mësime jete nga një burrë i shëmtuar që dikur e tallnin, por sot është babai i filozofisë

a.k.

Sokrati, i konsideruar babai i filozofisë, lindi në Athinë në vitin 469 p.e.s.

Babai i tij Sofronisku ishte një skulptor dhe nëna e tij Fenarete ishte mami.

Ky filozof i madh në fillim jetoi si çdo athinas tjetër. Ai ndoqi punën e babait të tij për një kohë dhe pastaj iu desh të regjistrohej si ushtar për grekët.

Leksionet e para të jetës së Sokratit lidhen me durimin.

Kur filloi të fitonte famë si mendimtar dhe natyralist, numri i armiqve të tij u rrit. Ai u persekutua dhe u tall para se të dënohej me vdekje / vetëvrasje.

1-Përunjësia

Sokrati nuk ishte aspak i pashëm. Ai ishte shumë i shkurtër dhe kishte një bark të madh. Kishte tipare të forta, sy të mëdhenj dhe hundë të shtypur.

Pamja e tij fizike ishte një arsye për tallje nga filozofë të tjerë. Por ai i kushtoi pak ose aspak vëmendje këtyre komenteve. Për më tepër, ai gjithmonë mbante të njëjtën kapelë dhe bënte një jetë të rreptë. Hante dhe pinte vetëm gjërat e domosdoshme.

Antifonti thoshte se asnjë skllav nuk do të donte të trajtohej ashtu sikurse Sokrati trajtonte veten.

2-Respekti për individualitetin 

Një nga aspektet më interesante të jetës së këtij filozofi është se kurrë nuk ka shkruar asnjë nga mendimet e veta.

Edhe pse të gjithë e konsideronin një mendje superiore dhe plot urtësi, të gjitha mësimet e tij u përcollën gojarisht. Arsyeja pse ai adoptoi këtë sjellje, është një tjetër nga mësimet e mëdha të Sokratit.

Ai gjithmonë thoshte se secili prej nesh duhet të zhvillojë idetë e veta. Nëse ai do të kishte shkruar të vetat, do të kishte kushtëzuar konstruktet intelektuale të të tjerëve.

Mënyra e tij e veprimit ishte jashtëzakonisht e drejtpërdrejtë: bisedonte deri sa lodhej lodhej me njerëzit, duke përdorur ironi dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të parë gjërat nga një këndvështrim tjetër.

3-Të kuptosh duke dëgjuar

Mënyra me anë të së cilës Sokrati jepte mësimet e veta kishte një finesë dhe inteligjencë të tillë, që zbatohet edhe sot e kësaj dite. Pedagogë të mëdhenj, si Jean Piaget janë frymëzuar prej metodës sokratiane, e njohur si Maieutika.

Filozofi grek e niste një bisedë duke pyetur personin përballë. I bënte pyetje që synonin të zbulonte nëse fjalët e tij kishin vlefshmëri, apo në të kundërt, kishin pak themel. Në këtë mënyrë secili individ mbërrinte vetë tek e vërteta.

4-Hapje e plotë ndaj të vërtetave

Sokrati është autori i frazës së famshme “Unë di që nuk di”. Nuk ishte një slogan apo një mënyrë për të promovuar veten. Ai me të vërtetë kishte një hapje të veçantë të mendjes.

Prandaj ai besonte se burimi kryesor për të arritur në të vërtetën ishte të pranonte se nuk e dinte se çfarë ishte e vërtetë.

Sokrati ishte edhe autori i deklaratës së famshme “Njih veten”, e shkruar në tempullin e Apollonit në Delfi. Ai nuk përpiqet të përshkruajë qeniet njerëzore, por i fton të gjithë të eksplorojnë brenda vetes. Një udhëtim padyshim emocionues.

5-Sensi i humorit

Më i famshmi i filozofëve të Athinës kishte edhe një sens të madh humori, që shihet i pasqyruar në anektodat e tij mbi Santipen, të shoqen. Ajo ishte 30 vjet më e re dhe ishte e famshme për karakterin tejet gjaknxehtë.

Një herë e pyetën Sokratin përse rrinte me të, dhe ai u përgjigj: “Më pëlqen të mësoj përditë nga një njeri me karakter kaq të keq. Nuk ka shkollë më të mirë se marrëdhënia me të tjerët”.

Kur e dënuan me vdekje, e shoqja shkoi ta takojë dhe shpërtheu në lot.

Sokrati i tha: “Mos qaj, jemi të gjithë të dënuar me vdekje nga natyra”. Gruaja u përgjigj: “Por ti je dënuar pa të drejtë”.

Sokrati iu përgjigj me pyetje: “Mendon se do të kish qenë më mirë, nëse do të më kishin dënuar me të drejtë?”

k.a. / dita

Share This Article
4 Comments
  • Ne cfare materniteti lindi ne privat apo shtetrorin.Na thoni kur eshte bere ky jetshkrim i tij dhe nga kush eshte bere qe te themi eshte i vertete apo nje derro rrene si te gjitha cka thuhen per te ashtuquajturen greqi te lashte

  • “Unë di që nuk di”

    por e meta apo dituria e paplotë e sokratit edhe për këtë thënie të tij qëndron në faktin se Sokrati, nuk e skjaron PSE E “DI QË NUK DI”, sepse, Sokrati E KA DITUR QË NUK DI,(po e them unë, e jo tjetër kush) ngase, DITURIA E TASHIT, vdes tash, dhe asisoj, ti nuk mund të thuash se është edhemë DIÇKA që tash është dhe tash s’është; prandaj, edhe Sokrati ka thënë “Unë di që nuk di” por, Sokrati ose s’ka ditur ta zbërthej mëtej mendimin e fjalës së vet, në fjalë, ose s’ka dashur ta zbërthej !?!

    “Njih vetveten”

    -Edhe këtë thenie të Sokratit, unë e quaj PAVETËDIJE të Sokratit për thenien në fjalë, sepse është e pamundu r ta njohësh, edhe vetveten, përderisa, çdo gjë në këtë botë dhe, prandaj, edhe vet NJERIU pandërprerë ËSHTË dhe S’ËSHTË; ËSHTË AI QË ËSHTË, dhe S’ËSHTË AI QË ËSHTË; pra, përpos çdo gjëje në këtë botë, edhe vet NJERIU është në ndryshuarje të pandërprerë, prandaj dhe nga kjo arsye, NJERIU e ka të pamundur që ta njoh vetveten që e ka pandërprerë në ndryshuarje; që pandërprerë e ka dhe s’e ka…!?!

    Prandaj dhe prandaj, Sokrati, edhe në këtë thenie të tij gabon jo pak, dhe më vjen keq , por edhe çuditëm që deri më sot, qoftë as për këto dy thenie të Sokratit, që i theksova këtu, kurrkush, me sa di unë, as nuk i ka bërë vërejtje dhe as nuk e ka kundërshtuar, Sokratin -kështu sikurse UNË që me këtë rast i bëra vërejtje dhe e kundërshtova me plotë të drejtë, Sokratin, FILOZOFIN MË TË MADHIN !?!!!

  • Qe te kuprtoni vleren e Sokratit duhet te dini se ne universitete me te fameshme te botes (Harward,Oksford ,Kembrixh etj) nuk mund te mendohet per tu pranuar ne fakultetet e filozofise,drejtesise e ne fakultete te tjera ,qe ne I quajme te lendeve shoqerore,pa lexuar tre filozofet nga te te medhenjte e njerezimit : Platonin,Aristotelin dhe Sokratin .Shume mire qe botoni te tilla shkrime,pasi Shqiperia eshte I vetmi vend ne bote ku studentet nuk dine as emrin e filozofeve te mesiperm mbi te cilet mbeshtetet filozofia perendimore .Deri ne vitet 60 edhe ne shkollat shqiptare te mesme e te larta keta e shume te tjere nga lashtesia greke sudioheshin ,por pastaj u kujtuam se jemi kerthiza e botes dhe nuk na nevojitet asgje ,ndersa sot jemi me dy diploma universiteti pa mbaruar shkollen e mesme .Ju lutem botoni komentin tim!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *