Gjithkush i shtron pyetje vetes rreth situatës personale ekonomike, por të gjesh këshilla të mira financiare është e vështirë.
Pyetjet lidhur me paratë duhet thënë që kanë një natyrë subjektive, por pavarësisht kësaj ato tentojnë të rrotullohen gjithmonë rreth investimeve,borxheve dhe pronave.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm 40% e qytetarëve kanë një këshillues financiar, bazuar në një sondazh të fundit të kryer nga CFP Board, citon DITA.
Ne ju zbulojmë 5 pyetjet më të rëndësishme, të cilave ju duhet të jeni në gjendje t’u jepni një përgjigje, që të siguroheni se jeni në rrugën e duhur.
Kur duhet të filloni të investoni?
Kjo është pyetja që përsëritet më së shumti. Përgjigja lidhet me moshën. Në rregull, por në cfarë të investoni? Në një fond pensioni. Do keni garancinë se e ardhmja juaj financiare është më e sigurt.
Nëqoftëse sot jeni 35 vjeç dhe dëshironi të dilni në pension në moshën 67 vjeçare, zgjidhni një fond pensioni që skadon në 2050.
Deri në çfarë niveli mund të shlyeni borxhet?
Të marrësh kredi për të paguar diçka me vlerë, si një ndërtesë, mund t’ju ndihmojë. Por borxhet që lidhen me një normë interesi të lartë ( më shumë se 8%) dhe nuk janë për të përballuar një blerje me shumë të madhe, janë problematike.
Business Insider jep disa këshilla sesi të çliroheni njëherë e mirë nga borxhet.
Sa e madhe duhet të jetë hyrja e shtëpisë që mund t’i lejoni vetes?
Paratë që harxhoni qoftë për shtëpinë e marrë me qera, qoftë për shtëpinë e vendosur në pronësinë tuaj duket se zënë më shumë vend në shpenzimin tuaj mujor.
Ky është subjekti më i rëndësishëm i harxhimeve në balancën e shtresës mesatare.
Teknikisht shpenzimi juaj rreth ambientit ku do jetoni nuk duhet të kalojë 30% e të ardhurave tuaja bruto.
Rregulli i 30% është një udhëzues i mirë, por nëse shpenzoni edhe më pak do të keni mundësinë për shpenzime të tjera, prsh për pushime ose për të kursyer për vitet e pensionit.
Si mund të fitoni pagën më të lartë të mundshme?
Do të vijë një moment kur do ju duhet të fitoni më shumë, nëqoftëse do të doni të arrini të gjitha objektivat financiarë.
Eprorët kanë shumë për të bërë dhe rritja e pagës suaj nuk është në krye të prioriteteve të askujt, përveç teje. Programoni një intervistë për të krahasuar veten më progresin që keni bërë dhe propozoni argumentet tuaja në favor të rritjes së pagës.
Mos kini frikë të kërkoni më shumë para, veçanërisht nëse ka më shumë se një vit që nga rritja e fundit që keni marrë. Gjëja më e keqe që mund të bëjnë është të të thonë jo. Dhe nëse e bëjnë të jeni të përgatitur për të pyetur se çfarë objektivash konkrete duhet të arrini në mënyrë që të justifikoni rritjen e pagës.
Çfarë do ndodhte nëqoftëse do më ndodhte diçka e keqe?
Ky është një reflektim me të vërtetë i rëndësishëm për t’u bërë. Ne nuk mund ta kontrollojmë botën rreth nesh dhe ndonjëherë është e pashmangshme që të ndodhë diçka e keqe. Ju duhet të keni një plan.
Për fat të mirë ka disa hapa të thjeshtë që mund të merrni për t’u siguruar që jeni gati për më të keqen;
Edhe një sasi e vogël prej disa qindra eurosh mund t’ju ndihmojë të mos grumbulloni borxhe në kartat e kreditit, në rast se keni një shpenzim të papritur.
Por, mënyra më ideale është të lini mënjanë një llogari kursimi me një normë të mirë interesi të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet tuaja themelore për gjashtë muaj,thjesht në rast se keni ndonjëherë nevojë për të.
Ka dhe mënyra të tjera për të mbrojtur veten dhe të dashurit tuaj në rast se nuk jeni në gjendje ta bëni vetë.
Hartimi i një testamenti biologjik, dhe përveç kësaj duhet të mbani gjithmonë përfituesit tuaj financiarë të përditësuar në përgjithësi për financat tuaja.
Kërkimi i këshillave të personalizuara mund të jetë i dobishëm, por nuk është mënyra e vetme për t’u përgatitur për suksesin financiar afatgjatë.
Por t’i japësh përgjigje këtyre 5 pyetjeve mund të jetë një hap i rëndësishëm në të qenurit gati për çdo të papritur.
s.a/dita
