Ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf a përshëndetur miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit duke thënë se me këtë Shqipëria hedh një hap të rëndësishëm në rrugën drejt thirrjes së Konferencës së para ndërqeveritare. Zingraf u bën thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.
Vendimi i Bundestag-ut është njohur nga të gjitha institucionet politike shqiptare në vend si një ‚Roadmap‘ për kalendarin shqiptar të reformave. Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen.
Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë”, shkruan Zingraf.
l.h/ dita
