11 shkurti shënonte 94-vjetorin e Tiranës kryeqytet. Në emisionin Opinion, mbrëmjen e së martës u diskutua gjatë dhe mes të tjerash u fol edhe për Tiranën e… dritave të kuqe. Një nga të ftuarit bëri një shpjegim të qartë të kohës kur Tirana kishte shtëpi publike. Ai hodhi dritë mbi atë periudhë dhe na solli një lloj harte të këtyre vendeve. Bëhet fjalë për vitet ‘20-30. Spiro Mëhilli, gjatë emisionit tregoi se “Shtëpi publike ka pasur aq shumë sa nuk ua pret mendja. E para ka qenë hotel “Splenditi” pranë ish- Radio Tiranës. E dyta ishte Tek Ura e Tabakëve. Ka qenë një tjetër në hyrje të Brrakës, në krahun e djathtë. Te burgu i vjetër ka pasur po ashtu. Dhe e pesta, ishte tek rruga e” Dibrës” (atje ku shkonte dhe shoku Enver, ka shtuar ai). Sipas tij, gjatë rrugës së Brakës, ka pasur kafene, ku gjendeshin vajza të bukura, “jevgjitka”, që mund të shkoje, të pije një kafe dhe nëse kishe qejf, i kishe dhomën tënde. Sipas Mëhillit, një prostitutë në këto shtëpi publike merrte 40 për qind të vlerës që paguhej në atë kohë. 30 për qind i merrte shteti dhe 30 ai që kishte shtëpinë publike. Vajzat kanë qenë kryesisht të huaja. Prostitucioni lejohej me vendim të Këshillit të Ministrave. Një dokument tregon se në vitin 1926, qeveria shqiptare i bëri letër Bashkisë së Tiranës që “të keni kujdes se na është hapur shumë prostitucioni, shumë gra dhe vajza po na bëjnë atë punë”. Dhe rekomandonin që të mblidheshin në një rrugë dhe të kontrolloheshin për sëmundje. Dhe në përfundim, në ato vite, Tirana kishte jo vetëm shtëpi publike, por edhe 27 kinema, kazino, sallone vallëzimi… Kryeqytetit i paska rënë damllaja në vitin 1945.
E. R

Kryeqytetit i ka rene motrja pas luftes dhe zgjebja pas 90.
Nuk e shikoni qe tiranasit jane haperdare nepet bote se nuk e durojne injorancen, pisllekun dhe garipllekun e jabonxhive.
Deri ne vitin 1990 kishte vetem katunar tirane qe I dim te gjith per nivelin e tyre.
Nje mbyllje sa komike po aq e vertet ;- “Tirones i paska rene damllaja ne vitin 1945 ” !!!! A ka me teper te vertete se kjo ???? Kur vete Enferri gjirokastrit vizitonte keto vende publike ( bordello e me ndjeni per kete fjale vulgare ) pasi eshte nje sherbim fizik e i domosdoshem per gjinine mashkullore ,,pse pas vitit te zi 1945 i mbylli me dhune e apel ???? Ne se keto shtepi publike kontrollohen nga shteti e shendetesia nuk ka asgje te keqe !!!Por ,,,ne tnje Shqiperi tjeter “kala e rrethuar nga armiq te jashtem e te brendshem ” ,,,ne ndertuam “njeriun e ri ” qe o Zot kur coj mendjen ne ato vite me mbetet te them qe nje njeri te tille ,,me ate hipokrizi ,frike,e ankth te dukshem ,mos e takofsha as dhe ne ender !!!!!
Rita dyfekun gati e kemi pasur gjithmone ne shqiptaret me shtepi apo pa shtepi publike, as na i uli as na i ngrejti mbyllja e tyre
Deri ne vitin 1990 ne Tirane kishte nivel katunaresh shkruan dikush per kete artikull. Meqe une kam lindur ne Tirane dhe nuk kam dijeni per “nivelin qyteterues te katundeve” te tjera ne Shqiperi e lus njeriun qe ka shkruar keto rjeshta te na tregoje nivelin qyteterues te katundit te tij. Shyqyr qe ja arrita kesaj dite!. Aleluja.