Në 24 orët e fundit ka një rënie të numrit të të infektuarve me COVID në Krujë. 20 qytetarë iu nënshtruan tamponit në 24 orët e fundit, ndërsa vetëm 5 rezultuan pozitivë, një më pak se dje.
Në ditët e fundit ka pasur një numër të lartë të të prekurve në Krujë nga fasoneritë.
Hetimi epidemiologjik nga njësia vendore e kujdesit shëndetësor në Krujë vijon. Gjithashtu dje një 69-vjeçar nga Kruja ndërroi jetë në Infektiv, pasi u infektua në QSUT me COVID.
O.J/DITA
