5 Vendimet e Këshillit Kombëtar të PD-së

Edona Llukacaj

Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme, Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë vendosi krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, me një vendimi unanim.

Këshilli Kombëtar i PD-së ka marrë sot 5 vendime të cilat shfaqen të plota më poshtë:

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, i mbledhur më datë 11 Qershor 2019,

VLERËSON SE NË KUSHTET KUR:

(I)Është provuar para shqiptarëve dhe mbarë botës se qeveria është produkt i vjedhjes së zgjedhjeve në bashkëpunim me krimin e organizuar, siç dëshmojnë dosjet në Prokurori dhe përgjimet e bëra publike në median ndërkombëtare, të cilat vërtetojnë krimin elektoral, si dhe marrëveshjen para dhe pas elektorale, midis drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste dhe grupeve më të rrezikshme kriminale në vend;

(II)Edi Rama po rrezikon seriozisht stabilitetin demokratik të vendit dhe themelet e demokracisë, duke tentuar, së fundmi, organizimin e një grushti shteti ndaj zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, nëpërmjet vijimit të një farse elektorale, që synon marrjen me dhunë të pushtetit dhe eleminimin e pluralizimit politik;

(III)Edi Rama ka asgjesuar Gjykatën Kushtetuese, ka asgjesuar Gjykatën e Lartë, ka asgjesuar Prokurorin e Përgjithshëm, ka marrë nën kontroll organet e reja të drejtësisë, përdor si instrumenta politikë kundër kundërshtarëve politikë dhe qytetarëve të lirë e të ndershëm Policinë dhe Shërbimin Informativ, përdor si kamikazë kundër zgjedhjeve të lira e të ndershme anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve;

(IV) Qeveria e dalë nga zgjedhje të deformuara dhe të diktuara nga bashkëpunimi me krimin e organizuar, ka krijuar një situatë të paprecedentë të krizës ekonomike, emigracionit masiv kombëtar dhe gjendje katastrofale të mjerimit social;

(V) Qeverisja ka degraduar në nivele të paprecedenta korrupsioni, me grabitje qindra milionë euro nga paratë e qytetarëve, me koncesione dhe vepra korruptive, si Kullat tek “Teatri Kombëtar”, Unaza e Re, rruga Milot-Balldren, rruga Orikum-Dukat, rruga e Arbrit, koncesionet në shëndetësi, inceneratorë etj.

DUKE MBAJTUR NË KONSIDERATË:

  • Vendimin nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, ku përcaktohet se: “Në mbrojtje të demokracisë dhe të votës së lirë, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të mos lejojë përveç zgjedhjeve të lira asnjë farsë elektorale, të organizuar nga Qeveria ilegjitime e Edi Ramës. Përmes përshkallëzimit të aksionit opozitar, Partia Demokratike e Shqipërisë angazhohet të pamundësojë mbajtjen e zgjedhjeve fasadë, të diktuara nga pakti i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe paratë e pista të tyre, shkatërrimtare për demokracinë dhe zgjedhjet e lira.”.
  • Krizën e rëndë politike në vend, që nuk mundëson standardet demokratike minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
  • Situatën e re politike të krijuar pas anulimit kushtetues të datës së zgjedhjeve lokale në vend, dhe qëndrimin e Edi Ramës se do të shkojë në zgjedhje pavarësisht këtij fakti.

Në mbështetje të nenit 49 dhe 50 të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, si dhe në vijim të vendimit nr. 20, datë 20.02.2019 dhe nr. 20/1, datë 18.04.2019 të Këshillit Kombëtar, nё mbledhjen e datës 11/06/2019,

KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË DEMOKRATIKE VENDOSI:

1.Formimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

2.Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjithë pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze, me qëllim që të vendosë standardet europiane të demokracisë, shtetit të së drejtës, lirive ekonomike e mundësive për të gjithë dhe mbështetjes sociale për shtresat në nevojë.

3.Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, janë përgjegjëse që, brenda datës 15 Qershor 2019, të formojnë Aleancat Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në nivel lokal, në 61 bashkitë e vendit. Ato duhet të fillojnë menjëherë procesin e ndërgjegjësimit të qytetarëve për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe planin e masave që duhet të ndërmerren nё terren për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

  1. Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak.
  2. Ngarkohet Kryetari i Partisë dhe Sekretari i Përgjithshëm që të ndjekë zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

e.ll./dita

Share This Article
5 Comments

  • Kjo Aleancë do të funksionojë në nivel kombëtar dhe në nivel lokal, si një “bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që i kanoset demokracisë në vend, si dhe do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues”.

    Në pikën 2 të vendimit, thuhet se Aleanca Qytetare do të angazhohet gjithashtu, që, përmes një dialogu gjithëpërfshirës kombëtar, “të hartojë një platformë të ndryshimeve të thella politike, kushtetuese dhe zgjedhore për t’i dhënë fund, përgjithmonë, modelit kriminalo-autokratik të Edi Ramës, që përqendroi të gjitha pushtetin dhe pasuritë e vendit në një grusht pushtetarësh të korruptuar, oligarkësh grabitqarë dhe bandash mafioze”.

    Këshilli Kombëtar i demokratëve ngarkon Degët e Partisë Demokratike në bashkëpunim me partitë e tjera të Opozitës së Bashkuar, që brenda datës 15 qershor të formojnë Aleancat Qytetare në 61 bashkitë e vendit.

    “Degët e Partisë Demokratike të fillojnë menjëherë procesin e kontaktimit të intelektualëve, pedagogëve, studentëve, shoqërisë civile, sipërmarrjes dhe faktorëve të tjerë ekonomiko-socialë në zonat e tyre, për t’i ftuar që të bëhen pjesë e Aleancës në nivel bashkiak”, thuhet gjithashtu në vendim.

  • Bravo komentuesi i mesiperm - Edhe une po mendoja te thoja te njeten gje - Do jetosh me gjate thote populli says:

    Komenti i mesiperm teper i sakte. Komitetet e Maleve te diversanteve qe vrane Bardhok Biben dhe Shkurte Vaten (Cucen e Maleve). Dobici i Vicidolit dhe te gjithe dobicat e UDB-se do te deshtojne edhe kete radhe ashtu sic edhe deshtuan dobicat e Komiteteve te Maleve. Ne gakt keto Komitete do te jene edhe grupet paramilitare te shqupit dhe leshelise. Prandaj Policia e Shtetit dhe qeveria te bejne ceshte e mundur qe te marrin masatv perkatese qe huliganet e paguar nga Beogradi-Athina dhe Moska te mbehen nen kontroll dhe te denohen nese shkelin ligjet e Republikes dhe Kushtetuten.

  • ” Komitetet e maleve ” te opozites me tarallaket neper rrethe !
    Po ku gjen qytetar dhe intelektual te lire qe ti bashkohet dallkaukeve piromane te opozites?
    Nuk ka lufte civile.
    Nuk e ka lene mendja njeri te vritet per pushimet e Zenit me Arminen ne Maldive. Per vilat me 13 banjo 1 per macen te plagjatures se LSI dhe bllokun e korrupsionit dhe as per kunatin e Lulit.

  • PËR 6 VENDIMET E PD-së:
    1-Nuk është atribut i partive,pra as i PD-së nëse zgjedhjet e çertifikuara si të ligjëshme ti konsideroni Ju si të vjedhura dhe jo të ligjëshme.Ato janë atribut i një tjetër pushteti ku Ju,vetëm mund të ankoheni dhe të pranoni vendimin e atij pushteti që është pushteti Gjyqësor.Ju jeni të lirë të akuzoni dhe propagandoni.Kaq.
    2-Ja u njeh kushtetuta të përdorni mjete kushtetuese dhe ligjore dhe konkluzionet ti paraqitni në Parlament,gjithmonë me të drejt propozimi por jo vendimi.Vendimin e ka në dorë një tjetër pushtet,ai ligjvënës Parlamenti.Do të ishte e mirëpritur ç’do hulumtim,vjelje mendimi dhe propozimi që do të ndihmonte demokracinë në vënd dhe përmirësimin e qeverisjes.
    3-Është e drejta e ç’do partie politke që me format dhe metodat ligjore të njohura kushtetshmërisht të mbroni zbatimin korrekt të akteve ligjore përfshirë këtu edhe rregullat dhe ligjshmëritë e proçesit zgjedhor veçse janë të përjashtuara dhe dënohen me ligj aktet e pushtetit paralel jashtë atyre të shprehura ligjërisht.
    4-Sa më shumë dhe sa më drejtë ligjërisht të tërhiqni mendimin popullor aq më pozitivisht do të ndihmoni në shkallën e përmirësimit të demokracisë,por optika Juaj në asnjë mënyrë nuk mund të jetë më e mira por sidomos jo e vetmja.Demokracia është një proçes dinamik permanent ballafaqimi dhe ndërtimi.Unë ju uroj më të mirën për shërbimin që mund ti bëni vëndit.
    5-Kujdes! ylli polar është Shqipëria,Atdheu,Demokracia dhe Integrimi Europian.
    Deri atëhere pamvarësisht nga arrijtjet e shërbimit T’uaj,që të mos gaboheni nga idetë dhe praktikat ataviste të së kaluarës,deri në ballafaqimet e konkluzioneve ne kuvëndin e Shqipërisë,të respektoni në ç’do hap autoritetin ligjor në fuqi të dalë nga votat e popullit.Të mos bëni thirrje të iki ky apo ai,të caktoni Ju se më kë do dialogoni,të bëhen zgjedhje kur doni Ju dhe ti bëni si doni Ju,t’i kërcëllitni dhembët organeve ligjzbatuese dhe të injoroni parlamentin e çertifikuar ligjërisht nga populli,mbasi këto tentativa janë një levë që shërben si një bumerang që mund t’ju kthehet në të arthmen pikërisht Juve që mund ti mbillni sot këto si fidane të këqia por rrënjët e rritura në të arthmen do të jenë vetvrasëse për vetë kultivuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *