Zona e Petrinja të martën në orën 12.19 u godit nga një tërmet i fuqishëm me madhësi 6.2 të shkallës Rihter. Pasi policia konfirmoi se një vajzë 12-vjeçare humbi jetën në Petrinja, nga Glina mbërriti lajmi për katër persona të tjerë të cilët humbën jetën si pasojë e tërmetit.
Një informacion i tillë u konfirmua nga kryetari i Komunës së Glinës, Stjepan Kostanjević .
“Unë dyshoj për më të keqen – se do të gjejmë më shumë viktima. Të gjithë jemi në terren dhe po punojmë . Kjo është një katastrofë,” tha kryetari i bashkisë së Glina.
o.j/dita
