Luke Ruehlman, një djalë pesë vjeç është i bindur se kjo nuk është hera e parë që jeton. Vogëlushi shton se ka qenë një grua afroamerikane, ka vdekur dhe është rimishëruar në personin që është sot. Ruehlman me banim në Ohajo, e ka të qartë që në jetën e tij të mëparshme ka qenë Pam Robinson, një afroamerikane që vdiq e përfshirë nga flakët në një Hotel në Çikago më 1993. Ai pohon se është rimishëruara dhe kujton shumë mirë kur prindërit i vunë emrin Luke.
Më të befasuarit duken prindërit e tij, të cilët djaloshi ka tentuar t’i bindë që kur ka qenë 2 vjeç. Sipas nënës së tij, Luke thoshte shpesh: “Kur isha grua, kisha flokët e zinj dhe përdorja vath”, tha ai për televizionin lokal WJW.
Siguria që shfaqte Luke detyroi nënën e tij të hetonte për “Pam Robinson”. Për habinë e saj gjeti një lajm të vjetër që përmendte një farë Pamela Robinson, që vdiq në një hotel pasi në të kishte rënë zjarr, në vitin 1993, duke u hedhur nga dritarja e ndërtesës.
Erika thotë se është e pamundur që djali të njohë historinë e Pamit. Ajo pohon se për të ka qenë shumë e vështirë dhe mendonte për të vazhdimisht. Nëna shkoi më tej me hetimet, dhe kontaktoi me familjarët e Pam, të cilët i thanë se ajo ishte fanse e Stevie Wonder, që rastësisht i pëlqen shumë dhe Lukes.
Por papritur kujtimet u ndalën. “Ishte sikur ai e la të ikte. Mbaroi, dhe nuk fliste më për të”.
Nëna dhe djali u shfaqën në një dokumentar “Fantazma brenda fëmijës tim”.
