“5 vjet burg dhe mbi 60 mijë dollarë gjobë”, Australia merr vendimin drastik: Australianëve që janë në Indi u ndalohet të kthehen në shtëpi

redaktor
BEIJING, CHINA - JANUARY 28: A Chinese worker is dressed in a protective suit as he takes the temperature of a woman at a subway station during the Chinese New Year and Spring Festival holiday on January 28, 2020 in Beijing, China. The number of cases of a deadly new coronavirus rose to over 4000 in mainland China Tuesday as health officials locked down the city of Wuhan last week in an effort to contain the spread of the pneumonia-like disease which medicals experts have confirmed can be passed from human to human. In an unprecedented move, Chinese authorities put travel restrictions on the city which is the epicentre of the virus and neighbouring municipalities affecting tens of millions of people. The number of those who have died from the virus in China climbed to over 100 on Tuesday and cases have been reported in other countries including the United States, Canada, Australia, France, Thailand, Japan, Taiwan and South Korea. Due to concerns over the spread of the virus, the Beijing government closed many popular attractions such as the Forbidden City and sections of the Great Wall among others.(Photo by Kevin Frayer/Getty Images)

Qytetarët australianë mund të përballen me burg ose gjobitje nëse kthehen nga India. Këtë javë, Australia ndaloi të gjitha fluturimet nga India.

BBC raporton se australianët që kthehen në shtëpi nga India mund të përballen me pesë vjet burg dhe gjobitje pasi qeveria e bëri udhëtimin përkohësisht të paligjshëm.

Ministria e shëndetësisë tha se vendimi ishte marrë “bazuar në përqindjen e njerëzve në karantinë që kanë fituar një infeksion Covid-19 në Indi”.

Ka rreth 9,000 Australianë në Indi. Kjo do të jetë hera e parë që Australianët kriminalizohen për kthimin në vendin e tyre, raportojnë mediat Australiane.

Mosrespektimi i vendimit të ri mund të rezultojë në një dënim me pesë vjet burg, një gjobë prej 66,000 dollarësh (37,000 £) A, ose të dyja.

Vendimi drastik ka ngjallur shumë polemika.

“Bashkëatdhetarët tanë rrezikojnë të vdesin në Indi jashtë vendit dhe ne u presim çdo mënyrë për t’i larguar?! Kjo është braktisje,“- tha komentatori shëndetësor Dr Vyom Sharmer.

“Qeveria nuk i merr këto vendime lehtësisht. Megjithatë, situata është kritike. Integriteti i shëndetit publik Australian dhe sistemet e karantinës duhet të mbrohen. Vetëm kështu numri i rasteve Covid-19 zvogëlohet në një nivel të menaxhueshëm.”- tha Ministri i Shëndetësisë Greg Hunt në deklaratë.

n.s. / dita

 

Share This Article
1 Comment
  • Nje bajge qeveri. Ku e gjeten te drejten te denojne njerez? Nga e nxoren kete ligj se nuk besoj qe te kete mbeshtetje ne kushtetuten e tyre. Ku ka te drejte qeveria te denoje qytetare ne se ata nuk kryejne vepra te ndaluara me ligjin kushtetues! Denimet me burg dhe gjobe behen vetem nga gjykata. Cfare do qeveria me kete. Ne se ka veprime te kundraligjeshme, le te denoncojne ne gjykate. Keta e paskan vendosujr afatin 5 vjecar dhe gjoben si qeveri. Kjo tregon se qeveria eshte diktature dhe ben cdo gje qe i do qejfi. Gjykata i vendos keto dhe jo qeveria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *