Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 5 vjet nga ditët e rënda të fillimit të 2008-s
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > 5 vjet nga ditët e rënda të fillimit të 2008-s
Letrat e Lexuesve

5 vjet nga ditët e rënda të fillimit të 2008-s

anazapta
Published March 8, 2013
Share
SHARE

U mbushën pesë vjet nga viti dymijë e tetë, tremujori i parë,që për ne shqiptarët erdhi”shumë i mbarë”.Vetëm gjatë muajit janar dhjetra të plagosur e dhjetra të vrarë. Atëhere unë turfullova me tërë qënien time. Haram buka që hani qeveritarë! Ç’bëni more banditë, kusarë? A keni sy,a keni vesh? Njerëzit po ikin si qeni në vreshtë. U kemi dhënë votën që të na shpëtoni kokën,jo të na tregoni gropën…. U mbushën pesë vjet edhe nga muaji shkurt,vëllai i dytë i janarit,që atëhere erdhi duke i shtuar viktimat, të rinj e të reja që u varën e vdiqën,për vazhdimin e jetës në botën tjetër nëpërmjet litarit. Por shkurti atëhere vrau dhe djalin britanik. E vranë për bizhuteri,për kartën e kreditit…Dikur lordi Bajron shkroi:–Të rreptë bijtë e shqipes!

 

Shpinën armiku s’ua ka parë…Edit Durhami na la shprehjen lapidare: -Në Shqipëri mikpritja mbron më shumë se pushka. Ndërsa sot shqiptari nuk di ç’është shoku apo miku. Të vret e të prêt dhe nuk i dridhet aspak qerpiku.O shqiptar,ku të çon mushka? Nga na erdhi kjo e keqe? Na e solli demokracia? Jo! Kaosi i përditshëm na e solli peshqesh, se kemi qeveritarë zagarë e kusarë që fluturojnë me presh….U mbushën pesë vjet nga marsi, muaji i tretë i vitit dymijë e tetë, që atëhere brenda dhjetë ditëve, lëndoi sa s’thuhet me gojë e me shkrim zemrën dhe shpirtin e popullit tim me dy ngjarje të dhimshme, ku u derdhën shumë lotë e shumë gjak të pafajshëm thithi e shtrenjta tokë.

 

Pesë vjet nga 5marsi i vitit dymijë e tetë,ku në mesnatë, në Farkë u mbytën gjashtëmbëdhjetë vetë. U mbyt burri,gruaja dhe dy vajza. U shua familja. Shumë familje të tjera u goditën rëndë në shpirt e zemër. Shteti bëri sehir si gjithmonë. I flaku në thellësi të liqenit njerëzit e tij dhe i mbuloi me errësirë.Pesë vjet nga pesëmbedhjetë marsi i vitit dymijë e tetë dhe asgjë për njerëzit e thjeshtë,që u goditën rëndë nga ai tërmet.Pra,iku Farka dhe erdhi Gërdeci. Erdhi hataja, erdhi qameti…Ç’të bënin njerëzit e shkretë? U vuri flakën dhe u bëri gropën qeveria e vetë. Gërdeci,tragjedia me e rëndë që ka parë shqiptari në këto vite,një tragjedi që do të mbetet në kujtesë, sigurisht pas vitit 1997, vitit më të mbrapshtë. Pra,njëmbëdhjetë vjet më pas,Saliu me qeveritarët e tij,përsëri gjylet plasë dhe vendin përgjak me gjak të pafajshëm. Dhe ka sy e faqe e del në ekran kërkon prapë pushtet. Medet! Megjithatë unë, e dashur DITA kam një urim. Mos ardhshin kurrë ato ditë! Paçim mirësi, begati e dashuri përherë! Na u bëftë jeta pranverë…

 

SOKRAT KOTHERJA, Mesues ne pension

 

anazapta March 8, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?