Djali i ish- kryeministres së vrarë të Pakistanit Benazir Bhutto ka premtuar se do të ruajë me militantizëm demokracinë, në fjalimin e tij të parë politik. Bilawal Bhutto Zardari u tha mbështetësve të partisë së tij, në përvjetorin e pestë të vdekjes së nënës së tij se “ajo sakrifikoi jetën e saj për të mbajtur demokracinë”. Benazir Bhutto vdiq pas një sulmi me bombë gjatë fushatës elektorale të 2007. Djali i saj, i cili është i biri i presidentit Asif Ali Zardari ka qëndruar në hije në kryesimin e partisë.
Televizioni shtetëror i Pakistanit tha se Bhutto Zardari ka thënë para mëijra mbështetësve të Partisë Popullore të Pakistanit, pranë faltores së familjes së tij në provincën Sindh, se njerëzit janë ‘burimi i pushtetit’. “Pishtari i demokracisë vazhdon të shkëlqejë”, tha ai, duke u zotuar se partia e tij do të luftojë në ekstrem për të ruajtur qetësinë dhe demokracinë në Pakistan.