Reperi i njohur amerikan Curtis Jackson, i njohur me nofkën “50 Cent”, i ftuar në emisionin televiziv “Jimmy Kimmel Live”, ka rrëfyer se ai ka qenë nismëtari dhe ndoshta presoni që ka ndikuar më shumë te zhvillimi i duelit të boksit më 26 gusht, mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor.
Jackson është një mik i ngushtë i Mayweather, madje ai e konsideron boksierin si “vëllanë e vogël” dhe ka deklaruar se ka qenë gjithnjë dakord që kjo sfidë të kryhej.
“Unë e kam inkurajuar edhe presidentin e UFC-së, Dana White që kjo sfidë të zhvillohej, duke i thënë mos e lërë këtë shans të ikë nga duart”, u shpreh Curtis Jackson gjatë intervistës.
Më tej, reperi i “50 Cent” ka pranuar se do të jetë në ring më 26 gusht për ta parë duelin dhe ka konfirmuar mbështetjen e tij për mikun e tij Mayweather.
“Është e vështirë ta godasësh, është një kampion”, u shpreh këngëtari i njohur, që shpesh është fotografuar me Mayweather.
