50 fuçi me helme dhe kimikate në Finiq?

editor

Sipas portalit online Balkanweb, 50 fuçi me helme dhe kimikate janë zbuluar në nëntokën e Sarandës, në Finiq nga rrjeti ekologjik ECIM .

Ambientalisti Xhemal Mato, që drejton ECIM, deklaron se fillimisht u zbuluan 4 fuçitë e para me përmbajtje lënde toksike. Njoftimi në fjalë u raportua edhe tek organizata AIMMI, partenre e lëvizjes ekologjike shqiptare, e cila ka kryer ditën e djeshme me një mjet të rëndë tip “skrep” gërrmime në Finiq.

Pas publikimit të lajmit, Ministria e Mjedisit tha se po merren të gjitha masat për rrethimin e zonës. Origjina dhe rrezikshmëria e lëndëve në fjalë nuk është bërë e ditur.

Share This Article
1 Comment
  • Shume bukur, i lumshin kembet zoterinjve. Fucite kane emer, tani te gjehet kush ka qene pronari i tyre dhe te filloje me nje kembe te pastroje ambientin dhe te zhduke helmet. Cdo ndermarrje nga ana e qeverise do te ishte abuzim me parate e popullit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *