Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 50 përqindshi? Jo, aftësia
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Letrat e Lexuesve > 50 përqindshi? Jo, aftësia
Letrat e Lexuesve

50 përqindshi? Jo, aftësia

redaktor
Published April 15, 2015
Share
SHARE

Dërguar me email

në adresën e redaksisë

Po dëgjoja me vëmendje znj.Mesila Doda në debatin tek “5 pyetje nga Babaramo”. Me gjithë respektin për individualitetin e zonjës nuk arrij të kuptoj lidhjen mes zgjedhjes së lirë dhe detyrimeve shifrore. Vetëm duke marrë shembull SHBA-të si kampione të demokracisë nuk mbaj mend që 50 për qind e presidentëve të jenë femra. Përkundrazi, me sa kam lexuar deri më sot nuk ka pasur asnjë femër presidente. Merkeli apo Theçeri kanë dalë të suksesshme në krye të shteteve përkatësve, jo në emër te shifrave detyruese, por të aftësive personale. Ky perceptim që ka në themel thelbin e demokracisë është jetik. I afti, i zoti apo e zonja duhet të dalë aty ku e meriton në sajë të meritave e jo të gjinisë. Ndryshe do kalonim në regres zhvillimor. Një femër apo dhe një mashkull që ka të sigurt 50 përqindëshin i bie që të humbë atë që është thelbësore në një sistem demokratik, konkurrencën e ndershme pa privilegje. Sistemi i sotëm është sistem i aftësive dhe lidhet me aftësitë individuale. Për mendimin tim çdo shifër paracaktuese apo analitike ka dozën e vet të paragjykimit. Për kohën që jetojmë është edhe e dëmshme. Nuk kemi as unë e as burra të tjerë me të cilët kam biseduar nënvlerësim për seksin tjetër, përkundrazi, por është kohë e meritës dhe e aftësive. Të vlerësojmë pikërisht këto duke anashkaluar shifra fasadë e propagandistike. Në një vend si i yni ku pas numrit një nuk ekziston asnjë numër tjetër, më duket një farsë demagogjike pa ndonjë vlerë. Përshëndes DITËN! Profeti.

redaktor April 15, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?