50 të arrestuar në të gjithë vendin, mes tyre zyrtarë, ish-zyrtarë e ish-policë

Ornela

Gjatë operacionit në shkallë të gjerë të zhvilluar ditën e djeshme janë arrestuar dhe ndaluar 50 persona. Sipas burimeve të “ABC News”, personat e arrestuar dyshohen për trafik ndërkombëtar droge dhe si pjesë e grupeve kriminale.

Mes personave të arrestuar dhe të ndaluar ka zyrtarë, ish-zyrtarë, si edhe ish-punonjës policie. Policia e Shtetit pritet të japë deklaratë për mediat lidhur me operacionin në shkallë të gjerë të zhvilluar një ditë më parë.

Operacioni u zhvillua në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër.

Sipas ABC News pritet të ketë edhe arrestime të tjera, pasi operacioni është ende në zhvillim.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *