50-vjeçari vetëvritet me armën e bashkëjetueses police

Ornela

Një 50-vjeçar në Tiranë është vetëvrarë me armë zjarri për shkaqe të panjohura. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës në rrugën “Xhorxh Bush”.

Mësohet se viktima është Bernard U. dhe qëlloi veten me armën e shërbimit të bashkëjetueses së tij, e cila është efektive policie pranë komisariatit Nr.1 në kryeqytet.

50-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur, por ndërroi jetë në spital disa minuta më vonë për shkak të plagëve të rënda. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë të paqarta, teksa grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur motivet.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *