Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: 500 mijë eurot që “humbën” në Gjirokastër
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > 500 mijë eurot që “humbën” në Gjirokastër
AktualitetJeta ne ciftLajm i fundit cicerr

500 mijë eurot që “humbën” në Gjirokastër

anazapta
Published March 6, 2013
Share
Gjirokastra
SHARE

500 mijë euro që kreu i Institutit të Monumenteve të Kulturës është shprehur se janë keqpërdorur. Madje duke u shprehur se muzeu më i ri i çelur në Gjirokastër ka probleme të theksuara në infrastrukturë. Në deklaratën e vet, Apollon Baçe thotë se Bashkia Gjirokastër dhe drejtues të Organizatës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Gjirokastrës (GCDO) janë përgjegjës për humbjen e kaq shumë parave. Por dje, ndërsa pushteti vendor tha se s’mban asnjë përgjegjësi për ndërtimin e muzeut (i cili në fakt është nën varësi të tij), drejtori i GCDO Sadi Petrela, nga ana tjetër, tha se nuk ka asnjë shkelje.

Apollon Baçe pak ditë më parë:

“Muzeu në rast se nuk gaboj është 500 mijë euro vlera e tij, i cili për fat të keq doli nga linjat që u caktua në Komitetin Kombëtar të Muzeumeve, që nuk duhet të ishte ekspozitë, por museum. Aty ka vetëm stenda që dëftejnë pak a shumë qytetin. Tre stenda janë me objekte, një me disa pistoleta, një me një kostum dhe një tjetër që I dedikohet Enver Hoxhës. Gjendja e tij është e shumë e keqe. Pikon kudo dhe nuk mund të ndezësh dritat sepse bëjnë masë. Me aq shumë fonde mund të restaurosh siç duhet muze më të mëdhenj. Muzeu i Apollonisë ka 26 stenda me objekte reale, ka sisteme alarmi, kundrazjarrit, janë restauruar dyshemetë dhe tavani dhe ka kushtuar vetëm 90 mijë dollarë. Ajo pjesë e kalasë varet nga bashkia, investimet janë bërë nga të huajt nëpërmjet një OJF. Është një process që do ndiqet dhe do sqarohet”.

Sadi Petrela thotë se 500 mijë eurot s’u përdorën vetëm për muzeun dhe shqiptarët të mos bëhen merak se paratë s’ishin të tyre por investime nga të huajt: 

“Nuk janë 500 mijë euro fondet për Muzeun e Gjirokastrës, por një shumë e dhënë në pesë vite për rijetëzimin e Kalasë së qytetit me të gjithë komponentët e vet, ku hyn edhe muzeu. Pjesë e këtij projekti janë gjithë institucionet që I ngarkon ligji, duke filluar nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve e deri të bashkia e Gjirokastrës e cila është edhe administruesja e muzeut. Dua të theksoj se muzeu është çelur me fondet e donatorëve dhe nuk është shpenzuar asnjë lekë nga taksapaguesit shqiptarë”.

Bashkia Gjirokastër, me një sqarim të gjatë dhe ngatërrues, thotë se s’ka përgjegjësi për muzeun që është në varësi të saj:

“Në lidhje me problemin e investimeve e punimeve nga një fondacion në kalanë e qytetit, Bashkia Gjirokaster deklaron se :1-Të gjitha investimet e kryera në kalanë e qytetit nga GCDO, jo në muze por në teritorin e kalasë, e bëhet fjalë për hidroizolim, panele diellore, ndricim etj, janë kryer me nismën dhe inisiativën e M.T.K.R.Sporteve, me lejen e Institucioneve në vartësi të saj dhe firmosura nga ministri Aldo Bumci. I gjithë opinioni publik e di që Kalaja e qytetit është në vartësi të M.T.K.R.Sporteve. Bashkia Gjirokastër as nuk është pjesë e këtij projekti, as e tenderimit të tij, dhe as nuk mund të kryejë auditimin e këtyre investimeve. Përgjegjëse direkte për këto investime janë vetëm e vetëm M.T.K.R.Sporteve, ministri A.Bumci dhe drejtorët e institucioneve në vartësi që me sa duket kanë humbur kujtesën e afërt, si dhe donatorët që kanë lëvruar fondet. 2-Ideja e ndertimit të muzeumit është fryt i bashkëpunimit të organizatës GCDO dhe  Institutit të monumenteve të kulturës e ministrisë së kulturës, bashkëpunim që nis në vitin 2007, i konkretizuar me  Aktmarëveshjen midis kësaj organizate dhe GCDO. (dokumenti Nora Malaj + S.Petrela drejtor i GCDO) 3-Punimet për të bërë gati muzeun nisin në shtator 2009 (kontrata e përbashkët e firmosur nga Valter Shtylla drejtor I.M.K, Spartak Drasa drejtor D.R.K.K. Gjirokaster, Rajmond Kola Zyra e Administrimit, Sadi Petrela GCDO, Olsi Lafe per Ministrinë e Kulturës, ish-drejtor i trashegimise). Fillon Restaurimi i  ishgalerisë per ta bërë të përshtatshëm museum. Të gjithë firmosësit e kontratës janë titullarë të institucioneve të Ministrisë së Kulturës). 4-Pas restaurimit të galerisë e përgatitjes për muze, bëhet kërkesa nga GCDO-ja dhe stafi përzgjedhur prej saj për të marrë lejen në Këshillin kombëtar të Muzeumeve nga GCDO me stafin e përzgjedhur të saj ku pjesa kryesore ishin specialistë të I.Monumenteve, Muzeut Historik Kombetar, Arkivit Qëndror të Shtetit dhe leja miratohet nga Ministri A.Bumci (vendimi Nr 4, datë 13.1.2012, Nr prot.357 derguar datë 18.1.2012.Ky vendim përcillet për të dytën herë edhe nga drejtoria e trashëgimisë kulturore për dijeni bashkisë Gjirokastër, drejtor Sabah Jemishta, me vendimNr 6, datë 25.7.2012, Nr prot 5995 (per dijeni Bashkise Gjirokaster. Pra Bashkia Gjirokaster ende nuk ishte në dijeni, por vetëm pas këtij casti vihet në dijeni institucionalisht) 5-Nis Procedura e ndërtimit të muzeut sipas projektit të miratuar nga ministri Bumci dhe Këshilli i Muzeumeve. Fillon me këtë  procedurë edhe mbërritja e materialeve të kërkuara per muzeun sipas projektit te miratuar (lista, dokumentacioni e objektet që do të merren nga Instituti Studimeve Albanologjike) Për këtë procedurë, pra për vijimin e ndërtimit të muzeut e ka urdhëruar vetë ministri Aldo Bumci, me shkresë Urdhër, Tiranë 8/8/2012, Urdhër Nr 297  datë 8/8/2012, ku urdhëron miratimin e lejes për marrjen e lëvizjen e objekteve të kërkuara për muzeun sipas projektit të miratuar, ngarkon Qëndrën e studimeve albanologjike, ngarkon Drejtorinë e trashëgimisë Kulturore Tiranë dhe ky urdhër hyn në fuqi menjëherë, e firmosur nga ministry Bumci. 6-Brendia përmbajtësore e muzeut të ri është një problem i diskutueshëm interpretimi por dhe shkolle të ndërtimit të muzeologjisë, që pranon debat, ide dhe përmirësime të vazhdueshme. Problemi, zemërimi dhe humbja e kujtesës e ministrit Bumci, ka ardhur vetëm nga një stendë e Enver Hoxhës e vendosur në muze. Edhe ky është problem interpretimi. Në fund dëshiroj  të pohoj se ndjej keqardhje pasi nuk eshte aspak etike, korrekte dhe profesionale qe  përgjegjësitë direkte te  saj, permes manipulimit, Ministria e Kulturës kerkon t’ja faturoje Bashkise Gjirokaster.

Muzeu u çel në fundin e muajit shtator të vitit të kaluar, duke përkuar me ditët e trashëgimisë kulturore.

anazapta March 6, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?