Të hënën Shqipëria do të listohet në bursat ndërkombëtare për të marrë një borxh në vlerë 500 milionë euro, raporton TV Klan. Ministri i Financave Arben Ahmetaj mori miratimin e kuvendit dhe të presidentit që marrëveshja për blerjen e eurobondit të kalojë me procedurë të përshpejtuar.
Eurobondi nuk do të jetë një borxh i ri, por do të zëvendësojë atë ekzistues që qeveria bleu në 2015-n me vlerë 450 milionë Euro, ndërsa pjesa tjetër do të shërbejë për nevojat që vendi ka për borxh në vitin 2019 dhe 2020.
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj: “Nuk ka rritje të borxhit, ka zëvendësim të tij me kushte më të mira. Borxhi ulet, nuk rritet”.
Kreu i Financave tha se interesi i eurobondit do të jetë më i ulët se ai vitit 2010 e 2015-ë për shkak të konsolidimit fiskal që ka bërë vendi, por pa dhënë shifra se sa pritet të shkojë norma e tij.
“Kjo do të varet dhe nga kushtet që do të kenë tregjet globale, por ne e presim që interesi të jetë më i ulët”.
Interesi i bondit që u emetua në 2015-ën ishte 5.75%. Kjo është hera e tretë që vendi ynë del me një kërkesë për të marrë borxh në tregjet e huaja.
V.L/ Dita

Mos u cuditeni!
Kjo ash rruga kapitaliste demokratike e pluralizmit shkencore.
Te gjitha shtetet marrin borxhe.Asnji shtet sa do i fuqishen te jete nuk i shmanget borxhit.Kur them qe edhe Amerika ka borxhe kuptojeni vete se kush nuk mund te jete pa borxhe.Ne kohen e dy sistemeve vetem shteti i Diktatorit Hoxha nuk kishte asnji cent lekut borxh kujte.Qendra “sinoptike” e borxhit asht Banka.Kur dhe keto banka falimentojne. Merreni me mend cfare bahet .Gjaja ma e mrekullushme ne kete jete per njeriun duhet per te mos e vrare mendjen,u mbush u shpraz,u thye e hupi.Kjo asht mrekullia demokratike kapitaliste planetare.
Nga fitorja ne fitorje.
500 milion dollare ka qene tere prodhimi i vendit ne vitin 1989. Borxhi i jashtem ne valute eshte kurdohere nje gracke per shtetin tone. Neqoftese investohet ne strukturen prodhuese ku edhe hapen vende pune eshte mire te merren borxhe sot qe kemi rating BB pasi i marrim me interes shume te ulet dhe mund te paguhen por, nese shpenzohen parate e borxheve per te paguar rrogat eshte gabim shume i madh te shtohet borxhi publik.
Dhe kane surrat keta lapangjoze vte shajne Enver Hoxhen ,qe ndertoi qindra uzina,kombinate,fabrika,hekurudha,shkolla,cerdhe,kopshte,vaporre,nje ushtri te tere etj pa marre asnje lek BORXH!
Ky ishte shtet e jo sot shtet i marre peng nga bota!