51-vjeçari fut në bagazh të riun dhe më pas e dhunon

redaktor

Një i ri është marrë peng në Gjirokastër dhe është dhunuar me sende të forta në trup për disa minuta. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 25 gushtit 2015, ku shtetasi L.B., 51 vjeç, i ka bërë pritë shtetasit K.M., 27 vjeç, banues në Libohovë.

I dëmtuari ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe ne vendin e quajtur “Vreshtat”, në fshatin Derviçan, rreth orës 21:00, është marrë peng nga shtetasi L.B. Ky i fundit fillimisht e ka goditur. Më pas e lidhi me litar dhe e futi në bagazhin e mjetit. Dhuna ndaj të riut ka vijuar edhe pas kësaj.

51-vjeçari vijoi të ushtronte dhunë fizike mbi të riun, duke e goditur me grusht dhe shkop druri. Ai i shkaktoi plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe u shtrua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Denoncimi është bërë një ditë më pas dhe policia e ka shpallur autorin e ngjarjes në kërkim.

Share This Article
1 Comment
  • Bravo media shqiptare, qe beni kujdes te ruani perkatesine etnike te kriminelve dhe kur ata jane minoritar/Mediat e vendeve fqinje duhet te marrin shembuj, se ne Greqi dhe kur bene krim ndonje i tyre i thone i bejne shqiptaret.Duke fryre keshtu nivelin e krimit qe bejne shqiptaret e stigmatizuar shqiptaret e ndershem.Dhe njehere komplimente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *