53.7% e shqiptarëve të djathtë? Ku ta ketë gjetur Berisha këtë shifër?

anazapta

Sali Berisha ka deklaruar sot në një konferencë për shtyp se 53.7 përqind e shqiptarëve e kanë shpallur veten si të djathtë. Ku ta ketë gjetur Berisha këtë shifër? Patjetër jo tek rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të fundit (të 2011-ës), të shpallura nga KQZ-ja e drejtuar prej Ristanit. Sepse ato rezultate na tregojnë se partitë e djathta, së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion ishin), morën vetëm 47.2% të votave për partitë.

Ta ketë gjetur tek rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 2009-ës, të shpallura po nga KQZ-ja e drejtuar prej Ristanit? Jo, sepse ato na tregojnë se partitë e djathta, së bashku (pavarësisht se në ç’koalicion ishin), morën vetëm 48.6% të votave në rang vendi.

Apo t’ia ketë thënë Lleshi, pa u zhvilluar ende zgjedhjet e 23 qershorit..?

 

Online nga adresa: respublica.al

Share This Article
4 Comments
  • Kjo shifer eshte nje kercenim qe brekedhjeri e ben ,in advance,per deformimin qe do t’i
    beje vullnetit te shqiptareve ne zgjedhjet e 2013-es.Kaq,sa kjo shifer, do te jete deformimi i rezultatit te zgjedhjeve ne nje vend qe po kercenohet dita dites nga mjerimi me ekstrem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *