Dy makina bombë kanë shpërthyer këtë të mërkurë pranë një spitali në krahinën turke Mardin, ku flitet për rreth 54 të plagosur.
Shpërthimet ndodhën në një spital në qytetin Kiziltepe, që ndodhet në juglindje të Turqisë, afër kufirit me Sirinë. Ky rajon i Turqisë është populluar kryesisht nga kurdët.

