Duke filluar nga java tjetër, do të nisë dëmshpërblimi i ish të përndjekurve politikë , të cilët nuk e kanë marrë ende këstin e parë të pagesës. Lajmi u konfirmua dje zyrtarisht nga Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë inaugurimit të rikonstruksionit të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve Politikë, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama. “Nga 12.700 të përndjekur që e kanë mbyllur praktikën ligjore për të përfituar dëmshpërblimin, kemi mbi 2 mijë dosje të cilat ende nuk janë trajtuar dhe nuk kanë marrë as këstin e parë. Duke filluar nga java tjetër ne do të fillojmë pagesën për 545 ish të përndjekur, nga të cilët 180 janë mbi moshën 85 vjeç. Nëse nuk do ta kishim marrë këtë vendim do të rrezikonim që ata të largoheshin nga kjo jetë pa parë ende këstin e parë të pagesës që u takon”, u shpreh ministri Veliaj.
Shpërblimi
Nga ana tjetër, Veliaj tha se brenda muajit gusht do të përfundojë i gjithë procesi i pagesave për ish të përndjekurit që nuk kanë marrë këstin e parë. Për këtë kategori janë parashikuar 10 milionë dollarë. Ndërkaq, brenda gjashtë mujorit do të rishikohen kriteret ligjore në mënyrë që të dëmshpërblehen edhe të gjithë ata ish të përndjekur që janë ende gjallë. “Ne do të shpenzojmë 10 milionë dollarë për të dhënë këstin e parë dhe 8 milionë dollarë të tjera për të dëmshpërblyer ata që janë gjallë”, tha ministri Veliaj. Ai nënvizoi se edhe pse vendi ndodhet në një moment të vështirë financiar, qeveria ka vënë mënjanë një buxhet prej 18 milion dollarësh për shtresën e ish të përndjekurve. “Do të donim të kishim vënë më tepër, por dua t’ju kujtoj se kjo shumë është shumë më tepër se 10 milionë dollarët që Partia Demoktratike vuri mënjanë për këtë shtresë në 2008, në vitin e boom-it ekonomik. Madje, është më shumë sesa 14 milionë dollarët që ata vunë në dispozicion në vitin 2012. Ky buxhet ofron, së pari siguri sepse tregon që ne respektojmë çdo marrëveshje. Së dyti, ofron inovacion sepse po dixhitalizjmë të gjitha dosjet, siç po bëjmë me ndihmën ekonomike dhe zyrat e punës. Së treti, ofron progres sepse besojmë se shoqëria shqiptare nuk mund të ecë përpara nëse nuk reflekton mbi të kaluarën e vet”. Gazeta Dita po publikon listën me emrat e ish të përndjekurve që në bazë të VKM 509 të vitit të kaluar kanë dokumentacionin e plotë. Në këtë listë pagesa e të cilëve nis në nisje të prillit, do të kenë prioritet personat me moshë të thyer.




Eshte e domosdosshme qe demshperblimi duhet urgjentisht te filloje te paguhet.
Por per kete kategori, ka nje problem, psh.
Nje person eshte denuar per agjitacion e propagande 15 vjet, por gjate burgimit eshte ridenuar edhe me 10 vjet, nga ai spiuni, qe pretendon edhe ai demshperblim, atehere duhet te shikohet dosja, kush e ka denoncuar, spiunuar brenda burgut, atij ti hiqet demshperblimi dhe ti shtohet si demshperblim edhe 10 vjetshi i te burgosurit te pare.
Nje moment i rendesishem eshte dhe popullsia e pafajshme, qe sot solidarizohet me ish te burgosurit politike, duhet te shikohet dosja e cdo te burgosuri politik dhe te taksohen 10-fish, ata qe i kane spiunuar, edhe kur kane vdekur spiunet, kete demshperblim, ta paguajne femijet e tyre, se pikerisht keta perfituan nga spiunimi i prindit te tyre, duke u shkolluar me pa te drejte, duke zene vende pune, vetem pse prindi i tyre, ja prishi jeten nje familjeje apo farefisi.
Nuk ka pse te paguaj dikush qe ne komunizem kishte nje rroge minimale dhe qe si ka bere keq askujt.
Ata qe spiunuan, duhet te paguajne 10-fish, vetem keshtu merret edhe hakmarja demokratike e nje populli, ndaj sharlataneve te ish sigurimit famekeq te komunizmit.
Eshte pak e ngaterruar, por ska pune qe sbehet, po te kete vullnet pozitiv.
Vertet sduam hakmarrje personale ndaj spiuneve, por kjo kategori duhet ta ndjeje se ata shkaterruan shume familje dhe nje taksim disa here me te larte se njerezit e thjeshte, eshte hakmarrja qe cdo vend demokratik e kerkon.
@Horri i Bulevardit
Parimisht disa gjëra i ke shumë drejt, por nëse do fillojmë t’i bëjmë biografinë të burgosurve i bie t’i trajtojmë si në kohën kur drejtonte Feçorr Shehu & co. Megjithëse spiunimi është nga veset më të ndyra që ka dëshmuar raca njerëzore, në këtë rast nuk mund të jemi aq drastikë. Është ndryshe të spiunosh duke qenë njeri i lirë, dhe e bën këtë nga ligësia apo nga dëshira për të përfituar duke u bërë keq të tjerëve dhe ndryshe është spiunimi i atyre fatkeqëve në qelitë e diktaturës. Është e drejt ajo që thua, “se nuk ka pse të paguaj dikush që s’ka bërë keq”, por në njëfarë mënyre edhe baballarët tanë kanë faj edhe për heshtjen dhe bërjen palë (nga frika, domosdo) me hallkat e diktaturës, ndërkohë që ata fatkeq vuanin.
Sa për spiunët e burgut mendoj se askush nuk do ishte aq trim sa t’i bënte ballë presionit në forma të ndryshme, – siç thonë, – deri edhe duke ia nxjerrë fëmijët përpara e duke u thënë: “nëse nuk bashkëpunoni do ta pësojnë edhe këta”. Sot kushdo mund të pretendojë se nuk thyhej e do i bënte ballë trysnisë, por të siguroj se nuk do ishte i ndershëm. Unë për vete them që do thyhesha, sidomos në se do të shtojmë këtu që edhe po të mos e bëje ti e të pranoje ndëshkimin me fis, do ta bënte dikush tjetër dhe asgjë s’do kish ndryshuar. Ata janë të gjithë fatkeqë dhe ky lloj arsyetimi do të ishte për ta një dënim i dytë.
Rri tek fjalia e parë o Horr dhe je në rregull….