Alvaro Morata duket se do të qëndrojë në Madrid.
Këtë e ka konfirmuar vetë bordi i klubit madrilen duke refuzuar kontratën e United.
Në garë për të siguruar shërbimet e lojtarit ka qënë jo vetëm United por edhe Chelsea.
Tashmë bisedimet midis dy bordeve drejtuese janë bllokuar.
United ofronte vetëm 80 milion euro për 24-vjeçarin por Madridi kërkonte me këmbngulje 90 milion euro.
Moratës nuk i mbetet gjë tjetër përveçse të luftojë për vendin e titullarit, të cilën e ka siguruar Benzema.
Kujtojmë se Morata pavarësisht se jotitullar, la pas një sezon të shkëlqyer duke shënuar 15 gola në 26 ndeshje të luajtura.
dh.th
