15 të burgosur u gjetën të vdekur të dielën dhe 40 të tjerë të hënën në një burg në Brazil.
Autoritetet besojnë se vdekjet janë rezultat i përplasjeve të dhunshme midis grupeve rivale të trafikut të drogës. Nëntë udhëheqës të këtyre grupeve u transferuan në burgjet e sigurisë maksimale.
Zyrtarë të burgut raportuan se disa nga të burgosurit ishin mbytur me çarçafë, ndërsa të tjerët ishin therur me furça dhëmbësh të mprehura.
Grupet aktiviste të të drejtave të njeriut e kanë akuzuar qeverinë se ka bërë shumë pak për të parandaluar dhunën në burgje, të cilët janë kthyer në qendra të rekrutimit për bandat dhe, për shkak të mbipopullimit, mundësojnë përplasjet mes të burgosurve. Për shembull, burgu ku filloi dhuna në fundjavë ka një kapacitet prej 454 personash po në të gjendeshin dyfishi.
Përleshjet në burg paraqesin një sfidë të re për presidentin e ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro, që mund të mbyllë një sy për këto përplasje, si një mënyrë për të mbajtur premtimet e tij për luftë ndaj krimit të organizuar.
Ndërsa ministri e drejtësisë ka dërguar një grup të ndërhyrjes së shpejtë për të marrë në dorë situatën, kujtojmë se dhuna në burgjet e Brazilit nuk është një fenomen i padëgjuar. Në vitin 2017, 100 të burgosur vdiqën në një rebelim, bën me dije Dita, duke cituar mediat ndërkombëtare.
e.ll./dita
