Ndërsa kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot Task-Forcën e ngritur për luftën kundër kanabisit, nuk kanë munguar kritikat nga komentuesit, që kanë gjetur çështje të tjera problematike për t’ia parashtruar.
Një prej tyre i quan recitime poezish e monologësh këto takime dhe thotë se është bërë pak punë, por Rama i thotë se nuk e ka pasur mendjen kur rezultatet janë thënë me fjalë.
DISA NGA REPLIKAT E KRYEMINISTRIT RAMA
Komentues 1: Recitime poezish apo lexim monologësh, fjalë shumë e jo konkrete e punë pak… mentalitet shqiptar i qeverisjes ?
Edi Rama: Jeton ta marrsha të keqen, nëse s’të duken konkrete rezultatet që thuhen dhe thuhen me fjalë, s’mund të thuhen me gishta, atëherë me siguri ose s’e ke pasur mendjen kur i ke dëgjuar ose nuk dëgjon dot se nuk e ke mendjen.
Komentuese 2: Ti na kënaqe tu ik sa andej e këndej bo nji ligje për kriminelat që vrasin, kush vret të rri në burge jo të shkoj turiste e të dali mbas tre muaj
Edi Rama: Vana, qenke goxha vajzë, mëso shqipen se kështu si e shkruan dukesh keq shumë, po s’është vetëm kjo, mëso edhe edukatën njëkohësisht, se nuk ka manikyre që i zbukuron thonjtë e pagdhendshëm të paditurisë!
Komentues 3: Lëre kanabisin po shikoni zjarret se ka 3 ditë që po digjet këtej nga riviera dhe nuk e ka lëvizur njeri menderen.
Edi Rama: Lion, të gjithë ata që duhet të lëvizin janë në lëvizje kundër zjarreve, po zotrote nuk ke si i shikon nga shezlloni dhe mesa duket se paske fare idenë e asaj që po ndodh me zjarret në të gjithë Mesdheun!
Komentues 4: Po ca pret o kryeministër? Ju thonë se nuk po punojnë? Në letra i kopsitin bukur, por për zbatim “hajt se folim”.
Edi Rama: Alba, janë fakte këto që thuhen këtu, me prova të certifikuara nga partnerët ndërkombëtarë, nuk janë letra të kopsitura?



TALLASH PER POPULLIN.
Shih sa gallat ban dreqi,..ky pra Edi monstra, vec di me llomotit brockulla se asnji pune s’di me ba..plehna…