56 pallate në Lezhë të dëmtuara, 10 të pabanueshme

Ornela

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës ka bërë që shumë banesa të bëhen të pabanueshme.

Aktualisht në zonën e Kurbinit janë 18 pallate të dëmtuar nga tërmeti, ndërsa 8 prej tyre janë të pabanueshëm. Ndërsa në rang qarku janë 56 pallate me dëmtime nga tërmeti (10 të pabanueshëm) 40 shtëpi private me dëmtime të cilat po verifikohen nga grupet e punës.

Një pjesë e banorëve janë zhvendosur në çadra por shprehen se kushtet aty nuk janë aspak të mira. Pas reshjeve të shiu qëndrimi në çadra është bërë akoma më e vështirë.

Shtabi i emergjencave civile ka bërë thirrje për solidazim për banorët që kanë mbetur jashtë banesave.

O.J/DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *