Një 57 – vjeçar i quajtur Sabah Kasmi, ka mbetur i plagosur në Fushë- Milot, Kurbin. Policia ka mbrritur në vendngjarje dhe nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi është vetëplagosur me armë zjarri.
Në banesën e të lënduarit policia ka fiksuar njolla gjaku dhe ka sekuestruar një automatik e një gëzhojë në cilësinë e provës materiale. Policia po punon për të zbardhur rrethanat e shkaqet e ngjarjes.
