SHBA, të shtëna në shkollë, 5 të vrarë, 7 të plagosur

editor

Të paktën pesë persona janë vrarë dhe dy fëmijë janë plagosur të martën nga të shtënat që filluan në një shtëpi dhe përfunduan në një shkollë fillore në Kaliforninë Veriore.

Personi i armatosur u vra nga policia, sipas zyrtarëve lokalë.

Të paktën shtatë viktima, gjendja e të cilëve ende nuk është bërë e ditur u dërguan në spital.

Njoftimet thonë se të shtëna të shumta u dëgjuan pranë Shkollës Fillore Rancho Tehama rreth orës 8 të mëngjesit me orën amerikane.

Njeriu i armatosur nisi të shtinte pa dallim mbi njerëzit, tha ndihmësi i sherifit të Qarkut Tehama, Phil Johnston, për gazetarët.

Një fëmijë u qëllua në shkollën fillore dhe një tjetër në një kamion ndërkohë që një grua ishte plagosur, tha Johnston – raporton VOA.

n.s. / dita

In this frame from video provided by KABC-TV, faculty and students evacuate North Park School Elementary School as emergency personnel respond to a shooting inside on Monday, April 10, 2017, in San Bernardino, Calif. (KABC-TV via AP)

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *