6 arsyet pse nuk duhet të vononi kurimin e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm

Pranvera Kola

Nëse kapen herët, shumë infeksione seksualisht të transmetueshme mjekohen lehtë. Ngurrimi për të shkuar tek mjeku do të bëj që sëmundja të avancojë dhe të shkaktojë probleme serioze në shëndet. Vajtja tek mjeku do t’ju ndihmojë të qetësoheni. Mjeku mund t’u kërkojë të bëni një analizë të sekrecioneve gjenitale, një analizë urine, ndonjëherë dhe një analizë gjaku. Asnjë prej këtyre testeve nuk është i dhimbshëm. Për disa analiza rezultati mund të merret menjëherë për disa të tjera duhen disa ditë ose më tepër. Marrja e masave mbrojtëse gjatë aktivitetit seksuale është edhe një ndër rrugët më të mira që parandalon përhapjen e këtyre infeksioneve.

1. Infeksionet seksualisht të transmetueshëm të pamjekuara mund të jenë mjaft serioze për shëndetin e burrave edhe të grave. Tek meshkujt, ato shkaktojnë infeksion të fshikëzës urinare, të testikujve, të prostatës deri në qelbëzim.

2. Ndërsa tek gratë infeksione të fshikëzës urinare, inflamacione të uterusit dhe të tubave fallopiane së bashku me pasojat e tyre.

3. Prania e këtyre infeksioneve mund të bëhet shkak për shfaqjen e kancerit të qafës së mitrës, barrë jashtë mitre, etj.

4. Pamundësia për të lindur fëmijë, shpesh është pasojë e një infeksioni seksualisht të transmetueshëm të pamjekuar.

5. Një grua shtatzënë e infektuar mund t’ia kalojë infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë apo lindjes.

6. Infeksioni mund të përhapet në organet e tjera duke dhënë qelbëzim të organeve të legenit. Ndaj është e domosdoshme që të merrni kujdesin e duhur sa më herët, dhe të kryeni testime të shpeshta për të mësuar nëse ke një infeksion të kësaj natyre. Në këtë formë sigurohet edhe mbrojtja e duhur ndaj sëmundjes së shekullit HIV-AIDS.          p.k/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *