Për ata që nuk e njohin, Mark Rober është një shkencëtar që punon për NASA-n, por edhe eksperimentues social.
Ai vendosi në autostradën kryesore në dalje të shtetit Konektikat disa kafshë artificiale me përbërje gome. Në asfalt vendosi me radhë, një tarantulë gjigante, një gjarpër, dhe një breshkë.
Më pas instaloi një kamera dhe u fsheh në mënyrë që të regjistronte sjelljen e shoferëve që hasnin krijesat në mes të rrugës.
Përfundimet ishin “mbresëlënëse”. 6 për qind e pjesës tjetër të shoferëve , jo vetëm që nuk frenojnë ose të devijojnë përballë kafshëve që hasin në autostadë, por i shtypin qëllimisht ato.
Madje edhe nëse janë në korsinë tjetër, ata kalojnë enkas në korsinë ku janë vendosur kafshët.
Tarantulat e vrara kryesuan në grafik me 3.2 për qind, pasuar nga gjarpërinjtë me 1.8 për qind dhe më pak të shtypurat rezultojnë të jenë breshkat me 1 për qind.
Duhet shtuar se 80 për qind e shoferëve që shtypnën kafshët drejtonin makina të tipit SUV. / Dita /