6 Epigrame

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

 

Koli J. Dano

 

1. Nishanit

I përfolur si noter…!

Si ish-koleg keq më vjen,

Sepse Sala të ka kthyer:

“Leqe, peqe xhentëlmen!”

 

2. “55”

Nëse tretesh për kauzë

Që dhe gjeli të pjell vezë,

Puthe djallin buzë më buzë

Dhe të bardhës thuaji e zezë!

 

3. Çilit

O ftujak, të kam zili

Dhe për ty bëjmë be,

Kur të shohim me kë rri,

E dimë ç’monedhë je!

 

4. Idioti

Për ku harbon o idiot?!

O i ngjizur veç për sherr…

Se parajsa s’është kullotë

Për ata që shkojnë në ferr!

 

5. Gjarpër me shumë kokë

Si hajdut e ke një vulë!

Si mashtrues nuk ke shokë!

S’paska darë qe t’ia shkulë

Dhëmbët gjarprit me shumë kokë!

 

6. S.B.

Ca “ekspertë” egërsishtë

Në shënjestër të kanë vënë,

Unë të pyes sinqerishtë:

Ç’lidhje ke me UDB-në?

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *