6 fëmijë në shkollë, s’e meritoj gjysmë burse?

redaktor

Letër e hapur drejtuar zotit Edi Rama.
I nderuar zoti Kryeministër! Jam një qytetar, një prind nga Zejmeni i Lezhës. Kam shtatë fëmijë, gjashtë i kam në shkollë, vet personalisht jam i papunë. Bashkëshortja ime punon sanitare në shkollën e fshatit tim ku merr një rrogë prej 27.800 lekësh. Me këtë arsyetim komuna Zejmen më ka përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Vajzën e madhe e kam studente në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, dega matematikë, viti i parë. Për arsye ekonomike e kam dërguar një vit me vonesë në shkollë, paçka se ka mbaruar maturën për mësuesi me mesatare 9.69. Këshilli i komunës Zejmen refuzoi të më japin një gjysmë burse. Pra fondet e shtetit i ndajnë sipas preferencave. Tani do të detyrohem t’i ndërpres studimet vajzës për arsye ekonomike dhe për kapriçot dhe mos arsyetimin e disa këshilltarëve të paarsyeshëm dhe analfabet. Ju lutem Juve zoti Kryeministër, vini dorën në zemër dhe ndërhyni brenda kompetencave që ju jep ligji, ndofta ankesa ime është e drejtë dhe e ligjshme. Ndofta fëmija im e meriton një përkrahje financiare nga shteti, por dikush ja mohon krejt padrejtësisht. Duke shpresuar në një zgjidhje të arsyeshme, po e mbyll këtë letër të hapur. Me shumë respekt dhe mirënjohje, prindi Preng Pjetri, Zejmen, Lezhë.

Letër e nënshkruar,

Preng Pjetri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *