Zyra e administrimit të ish-firmave piramidale ka bërë me dije se është gati procesi i ndarjes së parave të mbetura për 6 prej këtyre subjekteve.
Përmes një njoftimi, Administratori i Shoqërive Huamarrëse bën me dije se qytetarët e interesuar mund të tërheqin përqindjen e caktuar të parave të shoqërive “VEFA”, “GJALLICA”, “KAMBERI”, “XHAFERRI”, “M. LEKA” dhe “POPULLI”. Sipas zyrës, të gjithë ata qytetarë që kanë futur para në këto gjashtë firma dhe nuk janë paguar deri tani, mund t’i tërheqin këto para pranë sporteleve të Bankës Credins sipas koeficientit të caktuar për secilën kompani.
“Administratori i Shoqërive Huamarrëse në Administrim, njofton të gjithë kreditorët që nuk kanë tërhequr vlerat financiare sipas koeficientit të shpërndarjes në shoqëritë: ‘VEFA’ (11%), ‘GJALLICA’ (2,41%), ‘KAMBERI’ (7,2%), ‘M. LEKA’ (34%), ‘XHAFERRI’ (40%) dhe ‘POPULLI’ (52%), të paraqiten me kontratat origjinale pranë sporteleve të Bankës Credins”, bën me dije Administratori i Shoqërive Huamarrëse në Administrim përmes një njoftimi zyrtar. GSH

Derei dje na vodhen firmat piramidale,ndersa tani po na VJEDH SHTETI!
Cfare jane keta,qe nuk i paskan terhequr “therrimet” e caktuara me kohe,por po i marrin tani???
Perqindja prej 11% e caktuar per VEFA-n u caktua ne baze te sasise se lekeve qe ishin ne gjendje ne banka ne ate kohe,pjestruar me sasine e kreditoreve!
Kush jane keta qe nuk i paskam\n marre keto leke atehere?
Pse nuk iu kane dhene leket ne kohen e duhur,por kujtohen tani>
Cfare lekesh jane ketro dhe ku i ghjerti shteti???
Po MILIONAT qe jane gjetur gjate ketyre viteve ne banka apo prona te VEFA-s e te tjerave forma,KU SHKUAN?
Pse ne te tjeret nuk po marrim SHTESATT nga keto vlera te gjetura me vone???
Ketu fshihet nje SUPER VJEDHJE KOLOSALE NGA VETE SHTETI!
Pse nuk i heton keto raste prokuroria???