6 gola në 3 ndeshje, mbrojtja e Juventusit e ka “hequr spinën”…

DITA Online

Juventusi duket sikur e ka “hequr spinën”. Nëse tri të dhëna janë një test i mjaftueshëm për bardhezinjtë në javët e fundit, pas disfatës me Romën në derbi, kur ata mendonin se e kishin “scudetton” në dorë, janë përqendruar pothuajse ekskluzivisht në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve kundër Monakos, por kanë humbur pikë të rëndësishme në kampionat.

Në veçanti, rënie të dukshme ka paraqitur mbrojtja, e cila për herë të parë që nga dhjetori i vitit të kaluar i nënshtrohet golit nga tri ndeshjet e fundit radhazi, për një total prej 6 rrjetash në 270 minuta. Natyrisht, për këtë arsye, në tri ndeshjet në fjalë Juventusi nuk ka arritur të fitojë më shumë se dy pikë.

Një cikël mininegativ përfundoi (kështu shpresojnë tifozët e Juventusit) me disfatën në Romë, ku bardhezinjtë arkëtuan edhe tre gola të pësuar në 90 minuta, çka nuk kishte ndodhur që në fund të nëntorit 2016, kundër Genoa.

Allegri nuk e ka fshehur shqetësimin në këtë drejtim, duke pranuar: “Kohët e fundit kemi lëshuar në aspektin mbrojtës, por gjatë një sezoni të tërë kemi bërë mirë. Ne duhet ta marrim shpejt veten për finalen e së mërkurës (Kupa e Italisë) dhe pastaj për ndeshjen kundër Crotone.”

Por trajneri i Juventusit nuk dëshiron të dëgjojë arsyetime në lidhje me këtë moment, teksa vijon të luftojë për tripletën: “Kjo nuk është kohë e mjaftueshme për të shpjeguar këtë performancë, sepse në pjesën e parë ndaj Romës bëmë shumë mirë.”

Ndjenja, me pak fjalë, është se Juventusi e di se do ta mbyllë dosjen “scudetto” të dielën e ardhshme, kundër Crotone, ndërsa po racionalizon forcat në funksion të dy finaleve të tjera të këtij edicioni mbresëlënës. Të qarta janë në këtë drejtim fjalët e Bonucci: “Në tri ndeshjet e fundit kemi pësuar gjashtë gola, një situatë jo normale për mbrojtjen tonë. Pra, ka një problem, që duhet korrigjuar shpejt.”

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *