Kur vjen puna te produktiviteti, të gjithë përballemi me të njëjtat sfida, në fund të fundit, dita ka vetëm 24 orë. Mënyra se si e përdorni kohën tuaj është po aq e rëndësishme sa çdo gjë tjetër në biznes.
Sekretet apo hiletë që përdorin disa njerëz për të qene më produktive janë magjepsëse, ata duken sikur kanë dyfishin e kohës. Nuk ka gjë më të mirë se sa t’i realizosh qëllimet duke gjetur mënyrat e duhura të menaxhimit të kohës.
Më poshtë do t’ju japim 6 hile të vogla që përdorin njerëzit produktivë:
- Mos i bëj dy herë gjërat
T’i bësh gjërat dy herë është një humbje e madhe kohe. Prandaj, këshillohet që sapo të merrni një punë në dorë, ose ta mbaroni ose ta delegoni diku tjetër për t’u përmbushur.
- Trajto gjerat që të duken të rëndësishme
Për të qene sa më produktive duhet të merreni fillimisht me gjërat kryesore, më pas mund të merreni me gjerat që ju tërheqin.
- Mos ngatërro gjërat urgjente me gjërat e rëndësishme
Ndani midis çfarë është vërtet e rëndësishme me detyrat e vogla që kërkojnë të zgjidhen menjëherë.
- Thuaj JO
T’i thoni jo një angazhimi të ri do të thotë që të realizoni angazhimet aktuale me sukses.
- Shiko email-in sipas një orari
Mos lejo që email-i të kthehet në një burim i ndërprerjes së punës.
- Shmang shumë detyra njëkohësisht
Të bësh shumë gjëra njëkohësisht nuk është aspak produktive. Në qoftë se dëshiron që rrisësh produktivitetin, atëherë duhet t’i bësh punët një nga një.
