6 lëkundje tërmetesh gjatë orëve të mëngjesit, ku ishte epiqendra

J L

Të paktën 6 lëkundje tërmetesh janë regjistruar nga Igjeum në orët e para të mëngjesit të sotëm, me epiqendra të ndryshme.

Tërmeti më i fortë rezulton të ketë qenë ai që ka pasur epiqendër Kepin e Rodonit, me magnitudë 3.8, ndërkohë që ka pasur dhe 5 tërmete të tjerë me magnitudë më të vogël.

Lëkundja më e fundit është shënuar në orën 04:29, me magnitudë 2.7, ndërkohë që epiqendra është zhvendosur në Ballsh.

Ndërkohë gjatë ditës së djeshme tërmete ka pasur dhe në vendet fqinje, si Greqia dhe Turqia, ndërsa një nga lëkundjet më të fuqishme është regjistruar dhe në Pakistan, ku janë shënuar dhe viktima.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *