Komisioni Rregullator në KQZ miraton rezultatin përfundimtar të 6 marsit

J L

Komisioni Rregullator në KQZ ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit.

Rregullatori miratoi rezultatet për të 6 bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme lokale, ku PS fitoi 5 bashki dhe koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ fitoi një bashki.

Kujtojmë se zgjedhjet u mbajtën në bashkinë e Shkodrës, të Durrësit, Vorës, Rrogozhinës dhe të Lushnjës.

Në këto zgjedhje koalicioni ‘Shtëpia e Lirisë’ mori bashkinë e Shkodrës.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *