6 me 5 / Si votoi KLP për të rikthyer të shkarkuarit nga Arta Marku

b.m.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë votoi të hënën me 6 vota pro dhe 5 kundër rikthimin në Prokurorinë e Krimeve të Rënda të prokurorëve Olsian Çela dhe Besim Hajdarmata, të cilët u transferuan në shtator në Berat dhe Pogradec nga Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku.

Vendimi i marrë mes debateve e ndau KLP-në midis anëtarëve të zgjedhur nga radhët e Prokurorisë dhe anëtarëve të zgjedhur nga Parlamenti nga radhët e avokatisë, akademikëve dhe shoqërisë civile – raporton Reporter.al, duke zbardhur edhe emrat e votave pro dhe kundër.

Në favor të rikthimit të Çelës dhe Hajdarmatës në Prokurorinë për Krime të Rënda votuan prokurorët Gentjan Osmani, Bujari Sheshi, Antoneta Sevdari, Arben Dollapaj, Kostaq Beluri si dhe pedagogu Sandër Beci.

Kundër vendimit është rreshtuar kreu i KLP-së, Gent Ibrahimi, Nurihan Seiti Metaj, Tartar Bazaj si dhe prokurori Besnik Cani.

Anëtarët e KLP-së që votuan kundër rikthimit kërkuan që çështjet e transferimit gjatë periudhës tranzitore duhej të trajtoheshin në tërësi, duke synuar shtyrjen e trajtimit të kërkesës së dy prokurorëve për deklarimin e mbarimit të caktimit të përkohshëm. Ata mbrojtën gjithashtu idenë se trajtimin e kërkesës mund ta bënin pasi të kishte një vendim të formës së prerë nga gjykata.

“Në këtë rast ne po ekzekutojmë një vendim jo të formës së prerë. Jam kundër se do të afektojë çdo caktim të përkohshëm,” tha prokurori Besnik Cani.

Pozicioni i Canit ka hasur në kundërshtimin e kolegëve të tij nga radhët e prokurorisë, të cilët kanë votuar pro rikthimit në Prokurorinë për Krime të Rënda të Çelës dhe Hajdarmatës.

“Është një problem që duhet trajtuar për çdo rast. Rastet nuk kanë pse trajtohen në bllok,” është shprehur prokurori Bujar Sheshi. “Kemi dhe raste urgjente si Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda që është pa drejtues. Nuk mund të presim në bllok, se do të detyrohemi të mblidhemi në orën 2 të natës pastaj për të dhënë zgjidhje,” ka shtuar ai.

Qasja e Sheshit është mbështetur dhe nga prokurorët Kostaq Beluri dhe Arben Dollapaj.

“Tashmë ka mbaruar edhe periudha tranzitore. Tani KLP duhet të vendosë,” tha Beluri.

“Është detyrë kryesore e jona që të vlerësojmë gjithë komandimet. Mendoj se e drejta e individit prevalon. Nuk mund ta shmangim të drejtën e prokurorit sa të zgjidhen të gjitha problematikat në gjithë vendin,” shtoi Dollapaj.

Vendimi për transferimin e tre prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda, përfshirë Çelën dhe Hajdarmatën, ka qenë një ndër lëvizjet më kontroverse të Arta Markut gjatë ushtrimit të detyrës si Prokurore e Përgjithshme e Përkohëshme.

 

Share This Article
6 Comments
  • Dollapi është në një thes me Besim Hajdarmatën ,në një thes me Olsi Çelën ,në një thes mbushur plot me krime të Sali SHpellarit të dy prokurorët shpellar karaduz Tropoje.

  • E çfare komentesh te besh! 6 me 5 do te thote qe u kthyem prape atje ku ishim dhe gjithe ai mund, e shpenzime, shprese e perpelitje duket se i ka ardhur fundi. Ky eshte 360 grade dhe jo ai qe thote Zheji thuthupi. Si ka mundesi qe ti japesh te drejte Hajdarmates apo atij tjetrit?! Eshte njesoj sikur te thuash, megjithese e thone, qe kur u vrane ne bulevard 4 veta nga shteti , nuk ishte minister i brendshem Lulezim Basha apo kryeminister Sali Berisha. KJo diference votash tregon se nuk vepron aresyeja dhe logjika, por dashamiresia per te rivendosur njerez sipas interesave personale dhe jo te shoqerise. Mbaroi dhe kjo pune dhe s’duhet presim asgje nga reforma. Ma merr mendja se te tjera permbysje do te kete ne te arthmen. PO del se kjo reforme paska qene nje fertune ne gode. Do durojme me pak se kemi duruar se dhe ditet na jane shkurtuar. Rrofte demokracia, poshte komunizmi, larte fashizmi!

    • Gent Ibrahimi ishte ai qe Strasburgu e ktheu 3 here! PO aty duket qarte qe po votonin klani i Rames me klanin e Berishes e qe nuk perfaqesojne aspak ndonje ndryshim thelbesor qe gjoja solli reforma ne drejtesi.

  • E shikoni o njerez. Nuk shkulen kollaj çibanet e Sali Berishes. Si mund te besh drejtesi me keta gjyqtare dhe prokurore?! Apo me presidentin hajdut me bllok ne dore?! Shqiperine e ka marre lumi me kohe. Nuk ka me sherim. Veçse ne qoftese ngrihet nga varri Enver Hoxha! Se keta te sotmit e kane qelbur fare. E kane bere hale gjithe Shqiperine. Ja pra une qe e kam urryer Enver Hoxhen kur ishte gjalle, sot po e kerkoj! Kulmi. Keshtu i beri punet kjo shkerdhatokracia e mutit!

  • Është fatkeqësi për gjendjen e kalbëzuar , reale që mbizotron aktualisht në këshillin e lartë të prokurorisë !

    Koment i Besës ,është shumë real e i sakët e domethëns ,kemi bë një rrotullim 360 gradë në në klp,asgjë tjetër.Pra po ngopemi me lug bosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *