6 mijë euro për të çuar shqiptarë në Angli, 14 të arrestuar në Spanjë

Dita

Një organizatë e trafikimit të shqiptarëve si dhe të lëndëve narkotike drejt Anglisë është shkatërruar sot nga Policia spanjolle.

Në pranga kanë rënë 14 persona midis të cilëve ishte edhe kapoja e bandës me origjinë shqiptare.

Identiteti i shqiptarit që ishte truri i grupit, nuk dihet ende. Megjithatë, është bërë e ditur se ai jetonte në Cantabria, aty ku strehonte përkohësisht edhe bashkatdhetarët e tij që më pas niseshin për në Angli.

Nisja e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë bëhej nga portet e Spanjës, Santander dhe Santurce, duke u fshehur në kamionë mallrash.

Grupi bashkëpunonte me disa shoferë spanjollë që fshihnin shqiptarët në mjetet e tyre dhe i çonin në Francë, prej nga shkonin më pas në Angli me traget.

Shqiptarët paguanin deri në 6,000 euro për emigracionin klandestin, ku një pjesë paguhej në Spanjë dhe pjesa tjetër kur mbërrinin në Angli.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *