“6 muaj kohë për fshirjen e provave, Tahiri është levë e Ramës”

Dita

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se zbardhja e plotë e çështjes “Tahiri” do të jetë e mundur vetëm kur kryeministri Rama të japë dorëheqjen.

Vetëm një ditë pas dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Basha ka dhënë një deklaratë për mediat, në të cilën ka akuzuar Ramën se ka kthyer deputetët socialistë në gjyqtarë për të mbrojtur Tahirin nga arrestimi. Sipas Bashës, ish-ministrit Tahiri iu dha 6 muaj kohë për të pastruar provat që e implikonin.

Ai shprehet i bindur se hetimi do të tregojë të vërtetën, se Tahiri është thjesht një levë e kryeministrit Rama.

“Rama i ktheu deputetët socialistë në gjyqtarë për të mbrojtur Tahirin. Që kur Rama e mbrojti nga arresti, Tahiri e shfrytëzoi kohën për të pastruar provat. Pati 6 muaj kohë për ta bërë këtë. Kjo vjen pasi Rama vuri në detyrë PPP-në e tij, Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm, pa vetting. Pas kapjes së prokurorisë u eliminua dëshmitari kyç, i cili u ekstradua në Itali, Nezar Seiti.

Dhe dje erdhi dorëheqja e Tahirit, një mashtrim për Gjermaninë, një mashtrim për Europën. Tahiri vijon të mbetet në dorë të Ramës, sikundër Rama në dorë të Tahirit. Nuk ka shqiptarë që e beson se Tahiri do bënte trafikun e drogës pa mbështetjen e Ramës. Kjo është arsyeja pse Rama shmang zbardhjen e së vërtetës nga Komisioni për Tahirin. Drejtësia do të vërtetojë se Tahiri është një levë, një mashe që e përdori Rama. Hetimi do të tregojë se ky vazhdon trafikun, me tonelatat e hashashit që largohen pa i hyrë gjemb në këmbë.

Drejtësia e kapur, e shantazhuar dhe prokurori nën kontrollin e Ramës, nuk e zgjidhin dot këtë. Vetëm dorëheqja dhe largimi i Ramës janë zgjidhja. Nuk ka BE me qeveri mafioze”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

s.a/dita

Share This Article
12 Comments
    • JEP DORHEQJEN E SHKO PARA GJYKATES PER VJEDHJEN E RRUGES SE KOTE, PA RAPORTA ,HAJDUT

  • Si eshte e mundur qe kjo toke mba njerez te tille si Berisha dhe Basha,Paloka dhe me radhe! Si ka mundesi qe Basha del dhe na ben moral? Ku e gjen forcon ky hajdut dhe vrases? E ka nga frika qe i ka hyre ne palce apo e ka kapur diku “ligjin”? Krimet e PD jane shume here me te medha se te PS ,te pakrahasueshme! Jane vrases? A jane spiune te UDB? Disa fakte e tregojne! A i mbron UDB keta spiune te saj?

  • Me pare se arestohet Tahiri ,DUHET te arestohet Lulzim Basha per 4 te vraret e 21 janarit.

  • Basha dhe Berisha jane kanceri i Shqiperise. Varet se sa thelle jane perhapur metastazat e ketij kanceri, ne se Shqiperia do te shpetoje apo do te jete ne nje vdekje klinike.

  • Dua ti pyesja kta qe perme din 21 janarin,sikur te ishin vet police e mbi ta leshoheshin gur tulla e gjera te tjera cfar do benin.Sipas tyre ata nuk ishin njers,po vetem protestuesit kishin te drejte.Nese hapet ndonjeher i pari do shkojn ne burk organizatort me Edin ne krye.I mashtruan me para e ata shkuen si qeni ne rush thot nje fjal e urte popullore.E pse behej kjo vetem per ti siguruar karriken djalit te Kristaqit.

  • Eshte nje lufte midis dy boteve qe vazhdon prej shume kohesh por qe tani me keto lajme te perhapura me televizione partiake ,kjo lufte ka mare permasa te jashtezakoneshme ku sejcili flet per mbijetesen e tije por me ne fund duket kjarte si dita e diellit qe EDI RAMA KA FITUAR KUNDER SALI BERISHES NJERIUT KARAXHIC QE E KA KURRUPTUAR VEHTEN DERI NE FYT DHE VAZHDON TE MBAHEWT SI MAHNUAA I RUSEVE TE BARDHE GJAT KOHES SE REVOLUCIONIT RUS BIR I TE CILEVE ESHTE ,POR TANI PO I DHEMB KERBISHTJA NGA TRONDITJET HIPUR NE KALE DHE SE SHPEJTI DO TE BJERI NE TOMKE PA FRYME,KJO FYTYRE QE KA 30 VJET QE SHKON KUNDER DESHIRES SE POPULLIT .UROJME QEVERINE RAMA PER TRIUNFIN E REFOIRMES NE DREJTESI TE GJITHE KUNDERSHTARET DO KALOJNE NE SITEN E DREJTESISE E ATEHERE SHQIPERIA DO TE MARE FRYME LIRISHT PA SALI E BALLISTO ZOGISTE PA MANEKIN SI BASHA ,

  • Mark U.K Cari, protestuesit u vrane kur cdo gje ishte qetyesuar dhe protestuesit po largoheshin, por nuk ishte qetesuar Sali Kar-axhic, Lulush Tranvestitja dhe maloket e futur ne bodrumet e Kryeministrise qe kishin dale te armatosur kur ligji ne tubime nuk e lejon armatimin luftarak.
    Mark U.K Cari ti e di te verteten por kerkon te jesh gjithnje prene shpellarit komunisto-kriminelit Sali, qe fshiu edhe provat gjate nates, zhduku serverin e Kryeministrise dhe nxorri ne linje direkte ne TV dy plehra doktore anetare te SHQUP-it, te Spitalit Ushtarak qe bene ekspertizen e cila eshte detyre e tjeterkujt duke thene qe 4 qytetaret u vrane me arme zjarri ne afersi nga pas dhe jo nge qitja direkt ne mish e bere nga ZYRAT e Sali Kar-axhic.
    Mark U.K Cari ti je nje paloco, pis, moter e grua qire e asgje me teper……. me “fal” se harrova je edhe bythe-qire.

  • Vetem me Shqiperi bertet hajduti kapni hajdutin ,krimineli kapni keiminelin e keshtu me radhe , ne qofte se ketu eshte dikush qe te ver ne pah gabimet dhe korrupsionon e kesaj qeverie sigurisht qe nuk jan Luli -Berisha-Monaliri e shum si puna e ketyre qe nuk ka lum qe ti laj mekatet e ketyre .

  • LULI , deshe komision per Tahirin, e ngrite .Vure ne krye me kopetentet qe ke , tashti piji lengun para buke, se te ben mire !
    Sa per ”provat” mos u merakos , nuk jane prishur akoma provat tuaja , qe po bejne aq kohe , e jo me keto qe jane taze .

  • Cfare provash jane prishur.po edhe kopjen tuaj të provave e ka zhdukur.ju keni thëne se keni prova prandaj e akuzoni.përdorni kopjen tuaj të provave.

  • O Lulezim sa per ato provat ,ti se bashku me sali-birishen ,jeni specialiste me kategori te VII-te ,n.q.s ketyre ju deshen 6-muaj,ju I bete per 1/2-ore,persa I perket te dali e verteta ne si popull duam te shohim si ke mashtruar ti me raporte duke mos u paraqitur ne prokurori se ashtu I donte mushka drute,per ate rrugen e kombit dhe per ata 4-ter kokpalaret qe I vrave zotrote me duar ne xhepa ,apo u harruan ato por tani s’merr dot raport se cdo gje eshte ne doren e Europes dhe te U.S.A.Tani po fryn era e demokracise edhe ne SHqiperi .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *