Të ardhurat nga taksat lokale shënuan një rritje të shpejtë gjatë periudhës gjashtëmujore me mbi 34 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Të ardhurat nga ky zë ishin 4.7 miliardë lekë. Sipas klasifikimit të Ministrisë së Financave në taksat lokale përfshihen taksat dhe tarifat që njësitë e pushtetit vendor aplikojnë ndaj bizneseve edhe individëve. Këto taksa përfaqësohen më së shumti nga taksa e pastrimit, taksat e tabelave, të regjistrimit të automjeteve, dhe disa tarifa të tjera vendore.
Ekspertët të financave pohojnë se rritja e të ardhurave nga taksat lokale është rrjedhojë e rritjes së nivelit të tyre nga njësitë e pushtetit vendor. Për shkak se qeveria hoqi taksën e biznesit të vogël për fashën e xhiros deri në 5 milionë lekë, bashkitë në të gjithë vendin reaguan me rritjen e tarifave dhe taksave të tjera si e vetmja mundësi për të zëvendësuar mungesën e të ardhurave.
Në buxhetin e vitit 2016 janë planifikuar të grumbullohen nga taksat lokale 10.9 miliardë lekë. Por megjithatë vlerat e arkëtuara në rritje këto taksa ishin 24 për qind më të ulta se planifikimet e qeverisë për këtë periudhë.
Rritjen më të lartë të tarifave e ka bërë Bashkia e Tiranës e cila është më e madhja në vend. Taksa e pastrimit në kryeqytet është dyfishuar për të gjitha kategoritë e biznesit. Për VIP-at ajo është rritur me 260 %. Gjithashtu për herë të parë bizneset paguajnë taksën ekstra për arsimin e cila varion nga 4 mijë në 37 mijë lekë sipas kategorive të biznesit. Kjo taksë paguhet në masën 1800 lekë edhe nga familjet t nëpërmjet faturës së ujit. Gjithashtu bashkia e Tiranës ka dyfishuar taksën e ndikimit në infrastrukture nga 4% në 8%. Taksa e dyfishuar vjen edhe më rënduar, pa tani vilet me çmimin e shitjes dhe jo mbi koston e ndërtimit.
Rritja e këtyre taksave është reflektuar edhe në buxhetin e bashkisë së Tiranës së këtij viti.
Bashkia e Tiranës ka rritur me 120 për qind të ardhurat për tremujorin e parë të vitit në krahasim me të njëjtën periudhë të 2015-ës.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave të ardhurat e grumbulluara nga Bashkia e Tiranës arritën rekordet historike me rreth 2 miliardë lekë në janar-mars, nga vetëm 908 milionë lekë vitin e kaluar (te ardhurat e bashkisë bashke me komunat).


NJE GJE ESHTE E SIGURT, SHERBIMI QE OFROJNE KETO NJESI NUK ESHTE RRITUR NE MASEN 35%.
GJEJENI VETE SE KU KANE PERFUNDUAR PARATE E FITUARA ME GJAK E ME DJERSE NGA SHQIPETARET.