6 raste të reja dhe 6 të shëruar nga koronavirusi në Kosovë

redaktor

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, në deklaratën e përditshme për shtyp, konfirmoi dhe 6 raste pozitive me koronavirus, duke e çuar në 132 numrin e personave të infektuar.

Sipas IKPSHK gjatë ditës së sotme janë testuar 105 persona të dyshuar dhe se ata 6 që rezultuan të infektuar janë të gjithë raste kontakti.

Gjithashtu, mësohet se gjatë ditës së premte janë shëruar 6 pacientë nga virusi i ri dhe numri i personave që kanë lënë spitalin infektiv ka shkuar në 16.

e.k. / dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *