6 shenjat që paralajmërojnë infarktin… një muaj para se të ndodhë

Ornela

Në SHBA, shkaku kryesor i vdekjeve është ataku kardiak.  Shkaqet kryesore që ccojnë në  infarkt janë: Presioni i lartë i gjakut, kolesteroli i lartë dhe duhanpirja.  Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), 5 gjendje shtojnë rrezikun për një atak kardiak. Ato janë diabeti, mbipesha dhe obeziteti, dieta e varfër, inaktiviteti fizik dhe përdorimi i tepërt i alkoolit. Afërsisht gjysma e të gjitha infarkteve ndodhin jashtë spitaleve dhe dallimi i herët është ccelësi i mbijetesës. Ja simptomat që duhet të njihni kur vjen puna për të dalluar një sulm në zemër.

Shtrëngim në gjoks

Kjo është një nga simptomat kryesore dhe vjen në forma të ndryshme. Disa njerëz ndjejnë shtypje në gjoks, ndërsa të tjerë djegie ose pickime. Këto ndjesi mund të vijnë qoftë gjatë një aktiviteti fizik, por edhe në gjendje qetësie. Është e rëndësishme të dini se mund të pësoni atak kardiak pa pasur këto ndjesi në gjoks, siç ndodh zakonisht te fermat.

Lodhje

Një ndjenjë e papritur lodhjeje pa asnjë arsye mund të jetë shenjë se një atak kardiak po afron. Zemrës i duhet të punojë më fort, ndërkohë që arteriet fillojnë të mbyllen dhe mund të bëjnë që të ndjeheni shumë të lodhur. Kjo mund të rezultojë me dëshirë për më shumë gjumë dhe nevojës për të dremitur disa herë gjatë ditës.

Simptomat e të ftohurit zgjasin shumë

Simptomat e të ftohurit që duket se nuk largohen mund të jenë shenjë e një problemi në zemër. Ndërkohë që zemra lufton për të furnizuar trupin me gjak, gjaku mund të rrjedhë (pikojë) në mushkri. Kushtojini vëmendje mukusit të bardhë apo rozë në kollën tuaj që mund të jetë një efekt anësor i rrjedhjes së gjakut.

Ënjtje

Zemra sforcohet për të pompuar gjak dhe venat fillojnë të fryhen duke shkaktuar efektin e ënjtjes. Pikat kryesore të ënjtjes janë këmbët, kyçet dhe kërcinjtë. Mund të vihet re edhe cianozë periferike, pra kur buzët, apo ekstremitet marrin një nuancë si blu, mavi.

Marramendje

Duke qenë se qarkullimi i gjakut kufizohet me dobësimin e zemrës, truri nuk merr sasinë e duhur të oksigjenit. Ju mund të keni vazhdimisht marrje mendsh, apo trullosje, situatë kjo shumë shqetësuese. Duhet të kërkoni menjëherë kujdesin mjekësor.

Vështirësi në frymëmarrje

Një tjetër shenjë kryesore e një infarkti të afërt është vështirësia në frymëmarrje. Zemra dhe mushkrit punojnë njëkohësisht, kështu që ndërkohë që zemra fillon të punojë pak, mushkrit nuk marrin sasinë e duhur të oksigjenit për të cilin kanë nevojë. Kjo shkakton vështirësi në  frymëmarrje dhe duhet të trajtohet menjëherë.

Këto simptoma mund të vërehen një muaj para se infarkti të ndodhë, kështu që është e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për to. Nëse keni një apo një kombinim të këtyre simptomave njoftoni menjëherë mjekun tuaj.

/DITA

 

How-to-Recognize-Heart-Attack-Symptoms-620x330

 

2d61d6b

 

 

 

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *