6 statuset më të urryera në Facebook

Ornela

Facebook është sheshi publik ku të gjithë ndjejnë se duhet të thonë gjithçka që u kalon nëpër mend. Gjithmonë dhe kudo. Shpesh komentet janë simpatike dhe ndonjëherë inteligjente. Ka pastaj edhe nga ato që janë të padurueshme. “Thought Catalog”, ka listuar 6 tipologjitë e statuseve që duhet të mos ekzistojnë më. Menjëherë!

  1. Ai që kërkon vëmendje

Shkruan  “Sa keq”, apo “Ditë si këto më dëshpërojnë”. Është e qartë që pret përgjigjen “çfarë të ka ndodhur” që më pas të hapet. Persona të tillë ndjehen shumë të vetmuar, por rezultojnë të bezdisshëm për 95 % të përdoruesve.

  1. Krijuesi serial i situatave shokuese

Ai që përfundon në spital dhe gjëja e parë që bën është ta shkruaj në facebook. Si për shembull: “Jam në spital”, “E bëra makinën copë”. Megjithatë ai është aq mirë saqë është në gjendje që të na informojë se është keq. Fatkeqësi ta kesh mes “miqve”.

  1. Mesazhi privat që vetëm privat nuk është

Ata që i shkruajnë dikujt tjetër direkt në mur. Po nëse është diçka private përse duhet ta dinë të gjithë? Mister. Apo realisht nuk doni t’ia thoshit në privat? Një shembull? “Je tr…. dhe dije që nuk më intereson fare”. Këta tipa jetojnë dhe janë rreth nesh.

  1. Miku eliminues

Kemi të gjithë mes nesh miq, të cilët periodikisht na bëjnë të ditur që: “Sapo fshiva miqtë kot në Facebook, nëse po lexon këtë status, urime!”. Është një nder i madh që unë gjendem mes miqve të tu! Pffff :/

  1. Jeta ime minutë pas minute

“Tani gjumë”, “Dua të bëj një dush të mirë”, “Sapo mbarova palestrën”. E keni parasysh këtë tipin? Asnjë studim shkencor nuk e ka shpjeguar se si mund të mendosh se ndokujt i intereson çfarë bëni çdo sekondë të jetës suaj.

  1. I droguari i hashtag

Sot dalim#pije#party# funny#miq#love#. Abuzim dhe një praktikë e kotë dhe e bezdisshme, ashtu si personazhi më sipër. Hashtag është një shpikje për Nobel, por gjella me kripë e kripa me karar.

 

Share This Article
2 Comments
  • po ,po me se evertete ……kam lexuar statuse ……”Sot ,kam fasule ,per dreke ‘…………….Per hir te se vertetes …mua nuk me pelqen …qe edhe gezimet ehidherimet i ndajme ne fcb …..lindi ,nipi ,lindi mbesa ,mori provimin djali …u fejua vajza …vdiq mamaja …babaieshte rende ne spital ………..jane aq te shpeshta keto statuse ,….sa edhe urimet engushellimet tani ….ibejme me nje mesazh ne fcb .,,,,,,,,,,,jete o jete …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *