Ej, ditën “shkuljes së veshit”,
Këtu gjashtë njerëz u vranë,
U bë ai vesh mal me mjegull,
Berishët të vrarët s’i panë!
Një gjë më komike se kaq,
Këtu asnjëher’ nuk ka ndodhur,
Me veshin e një kastraveci,
Të merret gjith’ shteti i lodhur!
Këtu gjashtë njerëz u vranë,
At’ditë nën diellin e drekës,
Po pushtetarët s’i panë,
Nga veshi i pjerdhur i Cekës!
Ç’t’ju them më tepër o miq,
E shihni ju vet’ komedinë,
A mund të ketë më të liq,
Se këta që kan’ qeverinë?!
Kufomë që ecën në këmbë,
Më duket Egini i shkret’,
Tek ky me thonj e me dhëmbë,
Po mbahet i ziu pushtet!
Çdo nxjerrë komision’ i hetimit
I ngritur me ngut këtë here?
Do nxjerrë që vesh’i Eginit,
Të shpallet për kombin një vlerë?!
Pas Urdhrit të Artë të Shqiponjës,
Do shtohet nj’e re dekoratë,
Një “Urdhër i Veshit të Cekës”,
Q’u bë hero atë datë!
Kur veshin ia shkul një fëmije,
Kuptimin me kohë ia kam ditur,
Ai pak a shum’ mund të thuhet”
“Ti rritu se ende s’je rritur”
Me shpullë ky Rama s’i ra
Dhe kjo mendoj jo më kot,
I moçmi një fjal’ na e la
S’qëllohet një mizë me top!
Saliu një ‘shpullë’ po të kish,
I jepte veç krah’ marrëzisë,
Do thoshte se Rama i ra,
Me shpullë të gjithë qeverisë!
E mbase një shpull’ qeveria,
Si metaforë e ka pak,
Ndaj dua me vrejtjet e mia,
Kandillin ta ndih’ sadopak!
Se mbase dhe vargjet e mia,
Ndihmojn’ Komisionin nga pak,
Edhe pse nuk njeh historia,
Një tjetër kaq shum’ qesharak!
Alarmin me drita të kuqe,
Si ndezi ky shtet ne e pamë,
Për veshin e vockël të Cekës,
Dhe jo për gjashtë që u vranë!
*Shenim i autorit: Ate dite që ndodhi ngjarja e shume-diskutuar e Vjenes, ne Shqiperi krimi vrau 6 qytetare te tjere

Ky rregjim do te hyje ne histori si rregjimi i qyfyreve. Brez mbas brezi do tregohen qyfyret e Sales qe kur u pranua ne Partine e Punes dhe deri diten kur populli i vuri gishtin su…s.
Kush pyet sa vriten ne dite ketu te ne! Kjo, me duket, eshte edhe rrjedhoje e politikes se dites. I gjithe sistemi shteteror, gjithe pushtetet e tij kane marre detyren e shenjte te mbrojne fyhrerin, se pa te behet kjameti. Keto do populli qe jep parate per te mbajtur shtetin ne kembe. Ne edhe bar do te hame, po ra shi, vetem te kemi pushtetaret, qe te vazhdojne te zhvatin pambarimisht para’ e prona, der sa te mos mbetet me. Hallall ua befte Zoti! E kane hak vendimin e Tij.
o pijetar Gones do tia thuash nje labce si nga Tepelena mo se u be Faten ky mo me Mediun e kutpon ti se ne 2005 i ngrite kenge e mba mend
Ne ka marezi qeverie
Qe sot hapur ka dale sheshit
Eshte komisioni parlamentar ne hije
Ngritur per ate terheqjen e veshit
Sa e zellshme eshte kjo qeveri
Per ta ndeshkuar opoziten, nuk i rihet
Kesaj i thone sic thote populli
Se fshati po digjet dhe kurva krihet
Pak halle sa sot ka Shqiperia
Kembe kryq eshte ulur varferia
Ndersa kuvendi merret me veshin
Se ashtu e urdheron qeveria
Per parlamentaret e qeverise
Qenka krim kur terheq nje vesh
Dhe haron krimet me shumice
Nga 21 Janari e deri ne Gerdec
Ja ku po e them me ze te forte
Ky komision eshte vec nje buje
Si gjithnje komision thjesht politik
Qe do te thote vec nje vrime ne uje
As sot nuk i votuan komunistet ato 3 ligjet, nuk duan te hyjme ne EU. Ashtu i kane mesuar prinderit e bllokut dje ne darke. Ja ku duken qe jane akoma bolshevike te kuq. Cfare demi iu be Shqiperise. I madhi Konica kishte shume te drejte, rrace bastarde.
Thanks a lot for sharing this with all of us you really recognise what you are speaking about!
Bookmarked. Please additionally seek advice from my website =).
We can have a hyperlink trade contract among us